• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRYEMINISTËR DHE MINISTËR I JASHTËM”/ Nga Ismail Beu tek Edi Rama, kush mbajti DY poste (EMRAT)
Home
Ekskluzive

“KRYEMINISTËR DHE MINISTËR I JASHTËM”/ Nga Ismail Beu tek Edi Rama, kush mbajti DY poste (EMRAT)

19 January, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

“Komandanti”  u dorëzua sot presidenti. Presidenti Meta firmosi dekretin  për ta emëruar Ramën minister të jashtëm.

Tensionet politike midis kryeministrit dhe presidenti të cilat nisën kur Meta refuzoi kandidaturën e  Gent Cakës si minister të jashtëm për arsye ende të paqarta.

Raste të tilla kuKëtë lloj modeli ku kryeministri merr edhe postin e ministrit nuk ka ndodhur vetëm në vendet e tjera por edhe në Shqipëri.  Të cilët nisin nga Ismail Qemali deri te kryeministri I sotëm Edi Rama.

Nga Ismail beu te Rama, Kryeministrat- ministra të Jashtëm:

Pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi Edi Ramën edhe si ministër i Jashtëm, kjo është lista e Kryeministrave të Shqipërisë që i kanë mbajtur këto dy poste, njëherësh:

 

– Ismail Qemali

I quajtur “njeriu I pavarësisë” ose “plaku i urtë” ishte kryeministri I pare I Shqipërisë së pavarur dhe njëkohësisht kishte funksionin e kryediplomatit ku diskutonte me “fuqitë e mëdha” për njohjen e pavarësisë nga shtetet e tjera

– Turhan Pashë Përmeti

Turhan Pashë Përmeti ishte kryeministër i Shqipërisë në vitin 1914 nga data 15 mars deri më 3 shtator, si dhe nga 1918 deri në vitin 1920. Më 1919 kryesoi delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes.

– Iljaz Vrioni

Kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar. Shërbeu si min. i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925

– Pandeli Evangjeli

Më 6 mars 1930 ngarkohet të formojë kabinetin e ri qeveritar, që zgjati deri prillin e 1931 kur dha dorëheqjen. Mbreti Zog e ngarkoi të formonte kabinetin e dytë, më tej me legjislaturën e re dhjetorin e 1932 Evangjeli formoi kabinetin e tretë radhazi.

– Ibrahim Biçakçiu

1943  Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare ku Gjermania po tërhiqej, më 1944 ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme.

– Enver Hoxha

Shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes.

– Edi Rama

Kryeministër I Shqipërisë mori edhe postin e ministrit të brendshëm për të shmangur krizën politike. Ai ka ardhur në këtë detyrë si kryeministër më 2013 dhe po mbaron mandatin e dytë më 2021.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM E PËRMBUSHUR NË ÇDO ASPEKT"/ Soni Malaj flet për vajzën dhe planet për një dasmë (VIDEO)
Previous article KYLIE DHE TRAVIS E KANË NDARË MENDJEN/ Së shpejti vjen fëmija i dytë, por ja çfarë i pengon të martohen (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT