• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryemadhi zbulon dilemën e Ramës në orët e vona: Ta shesë apo ta ringrejë Tahirin
Home
Shqipëri

Kryemadhi zbulon dilemën e Ramës në orët e vona: Ta shesë apo ta ringrejë Tahirin

5 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me tone te ashpra dhe me akuzuese se kurre ka shperthyer sot ndaj kryeministrit Edi Rama, duke ftuar shqiptaret te reagojne dhe te behen pjese e betejes se madhe per rrezimin e qeverise qe ka marre peng te tashmen dhe te ardhmen e vendit.

Nga konventa e LSI, Kryemadhi ka theksuar se ka ardhur momenti që opozita dhe qyetarët të ragojnë ndaj mazhorancës qeverisëse, e cila sipas saj është marrë peng nga krimi.

“E gjithë kjo situatë katastrofike ka një autor. Ai është Edi Rama, ky njeri që deri më sot nuk ka patur asnjë marrëdhënie me të vërtetën, ndihet i frikësuar për karriken që po i lëkundet për hir të asaj që ai është gati të bashkëpunojë me çdo kriminel. Ky kryeministër që sot sheh frikërat e tij me arrogancën, çdo ditë po e kupton dhe vetë që asgjë nuk mund t’ja zgjasë më qëndrimin e tij në karrige. Nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike dhe as nuk do të presim paradën mediatike të fakteve të tjera tronditëse të kësaj mazhorance të kapur nga krimi. Ne jemi gati të përballemi, duhet të shkundim apatinë kolektive kundër një rreziku të madh që i kanoset vendit”, tha Kryemadhi.

Ajo ka theksuar se ‘Rama po shtrohet me miqtë në tavolina në orët e vona nëse duhet të shesë apo ringrejë sërish Saimir Tahirin’.

“Për cfarë reforme në drejtësi flasin për më shumë se tre vjet, kur nuk është e barabartë për të gjithë. Ku është ai kryeministër që fliste për drejtësinë, ndërsa kur dalin skandalet struket si struci. Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës. Si mund të jemi të qetë kur përdorimi i drogës në shkollë është kthyer në trend, kush mban përgjegjësi. Kjo qeveri kanabizimin e vendit e bëri prioritet kombëtar. 90% e shqiptarëve kanë pësuar ulje të konsumit, vetëm 10% rritje”- tha ajo.

Kryemadhi tha me tej, se “Rama u shërben oligarkëve me privilegje, ndërsa punëtori i thjeshtë sakrifikon për familjen. A keni dëgjuar për Projektin 1 mld euro për investimet publike, kjo është shpifje monstruoze, kjo qeveri kërkon të pastrojnë paratë e krimit dhe drogës. Por piktori vazhdon të na japë një fasadë të bukur, për të gjitha këto arsye unë besoj sot se cdo qytetar patriot që i dhimbset vendi nuk mund të rrijë më indiferent. LSI zgjodhi të jetë zëri i qytetarëve që të jetë më e dobishme në opozitë, se në qeverinë e krimit. Timonieri i krimit e ka timonin vetë”.

Sipas Kryemadhit, Rama kishte jo vetëm timonin, por edhe patentat e krimit për vjedhjen e shqiptarëve.

“Rilindja distancoi socialistët, i turpëroi dhe i ktheu në shërbëtor të krimit, prandaj miq të hapim dyert e partisë tonë për socialistët e zhgënjyer nga Rilindja”- tha ajo.

“Ky është misioni ynë, këtë duhet të arrijmë për të shembur këtë fasadë dhe për të nisur rindërtimin, për vende pune, për sistem të ri arsimor, të kujdesit të ri shëndetësor, për të pasur një vend më të mirë për rininë që do të ndërtojë të ardhmen në vend. Duhet rindërtuar qeveria jonë që ta bëjmë të punojë për njerëzit dhe jo për krimin e organizuar. Rrëzimi i kësaj qeverie dhe krijimi i një qeverie të re per njerezit. Para se të marrë leksionin e hidhur nga populli ynë, se askush nuk mund te tallet me te, se shumë shpejt do të përfundojë në kazanin e plehrave të historisë së shqiptarëve”- perfundoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja çfarë e tundon akoma Lori Hoxhën
Previous article A mund të shkaktojnë tangat infeksione?

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT