Lefter Maliqi thotë se shqiptarët duhet të ngrihen në protesta të fuqishme pa ndalim deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Në vijim të deklaratave të tij ku kërkon që Monika Kryemadhi të jetë kryeministrja e shqiptarëve, Maliqi shprehet se duhet revolucion demokratik.
“Gjithë kjo konferencë është për një thirrje të ndërgjegjes të shqiptarëve, të shoqërisë civbile, të opozitës, të artistëve, të mediave për një ngritje të fuqishme me protesta të vazhdueshme pa ndërprerje.
Revolucion demokratik deri në rrëzimin e kësaj klase politike, kësaj rilindje të lidhur me krimin, korrupsionin dhe bandat”, shprehet Maliqi.


