Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena” në “Ora News”, ka komentuar marrëveshjen për detin ku Greqia do të përfitojë nga Shqipëria 12 milje hapësirë ujore. Kryemadhi e quajti këtë një lojë politike të kryeministri Rama.
Po ashtu ajo tha se Bushati dje foli në komision vetëm për çështjen çame dhe jo për detin duke menduar kështu se kjo është një lojë.
“Në mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra. E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike”, deklaroi Kryemadhi.
Po ashtu Kryemadhi e konsideroi Ramën si një njeri që tenton të jetë një politikan i madh ndërkombëtar, por në fakt
Hila: E justifikoni veprimin e Meta që i dërgoi letër Trump?
Kryemadhi: Duhet të kishte bërë edhe më shumë.
Hila: Marrëdhëniet me Erdogan ju duket shmangie të boshtit të Shqipërisë?
Kryemadhi: Unë them që turqizimi i Shqipërisë nuk është alternativë. Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë është Turqia, pavarësisht se jemi popull mik. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk mund të vendosë Turqia për fatet e Shqipërisë. Unë shikoj që zt.Rama kërkon të bëjë një lojë të madhe. Do të luaj me Rusinë, Kinën, vendet arabe, do të luaj me SHBA-të, me Gjermaninë dhe ajo që mendoj se është një nga gabimet e mëdha, është se do të luaj rolin e politikanit të madh ndërkombëtar, por në të vërtetë do të jetë një nga njerëzit që ka për ta ngrënë më shumë.
/ora


