Monika Kryemadhi kryetarja e LSI po realizon një takim me gazetarët, duke i uruar Vitin e Ri. Në fjalën hapse ajo u shpreh se 2018 do jetë një vit i vështirë, ndaj uroi një punë sa më pak të lodhshme për gazetarët.
Kryemadhi theksoi se kanabizimi i vendit arriti majat, investimet janë në nivelet shumë të ulëta, duke treguar se buxheti familjarë do të pësoi një krizë shumë të thellë, jo për shkak të buxhetit të Rilindjes.
Kryemadhi u shpreh se “LSI dhe vetë ajo nuk e njohin nocionin e frikës, ndryshe nga Rama, që sipas saj shumë shpejt mund të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë”.
Kryetarja e LSI gjithashtu tha se në një kërkim të bërë në mbi 20 mijë fjalime të Ramës, del që ky i fundit i ka bërë vazhdimisht thirrje LSI-së për koalicion.
“Rama në fakt duke qenë se është frikacak, mendon se dhe tjerët janë kështu. LSi nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit, por nga institucionet. Ai shumë shpejt mund të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë, për mënyrën si ka jetuar, punuar e vepruar. Ai ka shumë frikë. Ndërsa me reformën, ose koalicionin e famshëm, ne kemi bërë research mbi 20 fjalime të Ramës, që ky i fundit i bënte thirrje LSI-së për koalicion. Ai shquhet për mashtrim të opinionit publik. Ai nuk ndryshon dot asgjë nga ajo që është shkruar në 2018-n për fatin e tij politik,” tha Kryemadhi.
/AlpeNews.al/



