• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEMADHI KA MANIPULUAR NUMRIN E ANËTARËVE TË LSI? Dokumetat që ngrenë dyshime të forta
Home
Politikë

KRYEMADHI KA MANIPULUAR NUMRIN E ANËTARËVE TË LSI? Dokumetat që ngrenë dyshime të forta

28 November, 2020 s.autor Politikë

Zgjedhjet pa rivalitet për të rikonfirmuar në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reflektojnë dyshime të forta për një manipulim të mundshëm të numrit të pjesëmarrësve në votime. Teksa për fituesin nuk pritej ndonjë surprizë, vëmendja ishte fokusuar vetëm tek shifra anëtarëve që do votonin kandidatin e vetëm, meqenëse sondazhet e viteve të fundit flasin për një rrudhje të LSI-së deri në 1 për qind. Zyrtarisht, përfaqësues të LSI kanë deklaruar se kanë votuar 46 mijë anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë në total. LSI pretendon se ka rreth 55 mijë anëtarë në total.

Ndërkaq, në vitin 2012, Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar 36 mijë anëtarë në total. Numri i anëtarëve u raportua gjatë zgjedhjeve për kreun e LSI, ku garonin Ilir Meta dhe Luan Rama, ku morën pjesë 31,422 anëtarë ose 86%. Në vitin 2016, sipas një raporti “demokracia e brendshme në partitë shqiptare”, LSI ka deklaruar se kishte deklaruar 50300 anëtarë, pra që anëtarësia e saj ishte rritur në 4 vite me 14 mijë, ose me 3.5 mijë në vit.

Dyshimet për një manipulim të numrit të anëtarëve shfaqen bazuar në një raport zyrtar i administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vitin 2019, mbi auditimin e pasqyrave financiare të LSI-së për vitin 2018, në këtë raport, thuhet se në regjistrat e LSI, në vitin 2018, ishin rreth 50 mijë anëtarë. Ky është raporti i vetëm që flet për numrin e anëtarëve të kësaj partie.

Si ka mundësi që nga viti 2012 deri në vitin 2016 numri i anëtarëve është rritur me 14 mijë, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2018, nuk ka ndryshuar?!

Edhe numri 50 mijë nuk mund të jetë real, pasi një pjesë e anëtarësisë së partive politike në Shqipëri është fiktive, për shkak të lëvizjes së disa anëtarëve nga një parti në një tjetër. Për këtë arsye, PD dhe PS herë pas herë ndërmarrin kontrolle për evidentimin dhe çregjistrimin e anëtarëve fiktivë.

Ndërkaq, në vitin 2018 deri në vitin 2019, ndodhi një fenomen i befasishëm: Qindra anëtarë dhe përfaqësues vendorë braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Rrjedhjet në LSI nisën pas afrimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike.

Ikjet masive nga LSI u reflektuan edhe në sondazhe. Disa sondazhe të publikuara nga Report Tv, nën kujdesin e Roberto Baldassarit, në prill 2020, LSI rezultonte me një rënie nga 2-4 %. Ndërkaq, sipas një sondazhi të zhvilluar fund muaj shator Eduard Zaloshnja, për revistën Folloë Business Albania me 2200 të anketuar, LSI-në do ta votonin vetëm 3 %.

Si mundet që numri i anëtarësisë së LSI të jetë shtuar me 5 mijë që nga viti 2018, ku nisi edhe ‘eksodi’ më i madh që nga themelimi i saj?! Këto paradokse në shifra krijojnë dyshime të forta për një manipulim të numrit të anëtarësisë së LSI, në kuadër të propagandës politike, ku kryetarja e LSI saj pretendon se do fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ULUR NË GJUNJË DHE ME UNAZË NË DORË/ Renato Mekolli i propozon për martesë të dashurës (FOTO)
Previous article ISHTE E VETMJA KONKURRENTE NË GARË/ Habit Kryemadhi: Fat për shqiptarët që unë u rizgjodha në krye të LSI

s.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT