• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEBASHKIAKËT E RINJ/ Gjykatat “vulosin” 30 qershorin, rrëzojnë opozitën dhe Metën
Home
Politikë

KRYEBASHKIAKËT E RINJ/ Gjykatat “vulosin” 30 qershorin, rrëzojnë opozitën dhe Metën

12 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Gjykatat shqiptare kanë nisur të konfirmojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke hedhur poshtë kësisoj të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike, LSI dhe Presidentit Ilir Meta kundër zgjedhjeve. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë si të paligjshëm dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, si dhe pas njohjes së procesit nga SHBA-BE, tashmë janë gjykatat shqiptare, ato që po u vënë vulën e ligjshmërisë zgjedhjeve të 30 qershorit, duke konfirmuar mandatet e kryebashkiakëve të rinj.

Vendimet e gjykatave për konfirmimin si të ligjshëm të mandateve të drejtuesve të rinj të bashkive duket se do t’i japin fund edhe betejës së opozitës dhe Presidentit Ilir Meta për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndryshe nga pretendimet e opozitës dhe Presidentit, gjykatat po konfirmojnë se, kryebashkiakët e rinj e kanë marrë mandatin në përputhje me Kushtetutën dhe përmes zgjedhjeve të ligjshme. Pas këtyre vendimeve, kryebashkiakët e PD-LSI do ta kenë tepër të vështirë të qëndrojnë në zyra me forcë, pasi mund të përballen me akuza penale.

Kryebashkiaket e certifikuar

Ndërkohë sot, Gjykatat i kanë vërtetuar mandatin edhe kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurra dhe të Fierit, Armando Subashi.

Gledian Llatja, i cili kandidoi dhe u zgjodh në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është kryebashkiaku i parë që konfirmohet në detyrë për drejtimin e Bashkisë së Elbasanit, për katër vitet e ardhshme. Llatja kandidonte i vetëm për Bashkinë e Elbasanit e cila më herët është drejtuar për tre mandate Qazim Sejdini. Llatja ka vendosur vetë në lëvizje gjykatën në bazë të nenit 60 të ligjit për veteqeverisjen vendore, i cili parashikon që “Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”. Po kështu, mandatin e kryebashkiakut e ka marrë dje edhe kandidati fitues për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali. Ndërkaq, edhe kryebashkiakë të tjerë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si fitues, u janë drejtuar gjykatave për konfirmimin e mandateve të tyre.

Apeli i PD për gjykatat

Nisur nga rëndësia e këtyre vendimeve, dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. “Sipas ligjeve të vendit, që një kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit. Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me Veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve”, tha ai.

Audrey Glover

Kryesuesja e misionit vëzhgues  të OSBE/ODIHR Audrey Glover ka deklaruar se do të jenë pikërisht gjykatat shqiptare, ato të cilat do të certifikojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Glover ka pohuar se nuk është puna e OSBE/ODIHR të certifikojë zgjedhjet. “Në fakt nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendit, një sërë konsultimesh me një sërë gjykatash për të parë nëse certifikohen apo jo. Nuk është mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar”, është shprehur Glover.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU SHOKUN PËR BORXHIN 30 MIJË EURO/ Kapet pas DY vitesh 29 vjeçari në...
Previous article BORA U MARTUA ME BINJAKËT/ Visjani i bën komentin e paparë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT