• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEBASHKIAKËT E PD-së NUK LIROJNË ZYRAT/ Braçe e thotë hapur: Ja çfarë do të ndodhë me ta
Home
Politikë

KRYEBASHKIAKËT E PD-së NUK LIROJNË ZYRAT/ Braçe e thotë hapur: Ja çfarë do të ndodhë me ta

4 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se votat e pavlefshme që u regjistruan në zgjedhjet lokale 2019 janë shumë dhe, sipas tij, ato janë vota kundër qeverisë.

“Votat e pavlefshme janë shumë dhe duhet të jemi realistë: ato janë vota kundër. Duhen lexuar shumë mirë nga secili prej kandidatëve dhe nga PS-ja për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar në këtë aspekt. Faktori i parë ka lidhje me qeverisjen; faktori i dytë mund të jetë qeverisja vendore, ka shumë të pakënaqur sidomos në zonat rurale për infrastrukturën; faktori i tretë mund të jenë kandidatët”, u shpreh Braçe.

Kur u pyet se si do të veprohet me kryebashkiakët e opozitës të cilët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga zyrat e tyre, zv/kryeministri u përgjigj: “Janë deklarata që më ngjajnë si ato që nuk ka zgjedhje në 30 Qershor, që do të bëhej nami. Janë deklarata për të motivuar disa punonjës bashkie që të dalin në protestë me molotov në dorë në 8 korrik. Shteti ligjor do të veprojë për secilin nga personat që shkelin ligjin”.

Sipas Braçes, Shqipëria nuk ka më një President në korniza kushtetuese.

“Nuk e mendoja kurrë që pas Sali Berishës president, modeli i tij do të replikohej nga dikush tjetër. Nga viti 1997 e këtej, presidentët kanë qenë burra zotni. Shqipëria e ka humbur Presidentin në kornizën e tij kushtetuese. Pretendoja se kishim President jo të njëanshëm dhe aspak partiak, por në gjykimin tim nuk është në këto konture. Duhet të qetësohemi dhe të themi gjërat siç duhet, pa i bërë dëm shqiptarëve. Gjithkush mund ta kritikojë këtë parti, por jo ai që i ka marrë gjithçka kësaj partie, që nga votat deri te ofiqet”, tha Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KISHTE VESHKAT E SHKATËRRUARA"/ U torturua në Kopshtin e Ferrit në Fier, ndërron jetën luani Zhaku
Previous article “DO JU SJELLIM CIGARE NË BURGUN E REÇIT”/ Murrizi plas "bombën": Këta 15 politikanë do jenë shokë qelie me Ilir Metën (E PLOTË)

k.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT