• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRUJA VATRA MË E NXEHTË E COVID-19 NË VEND/ Një ditë në terren me epidemiologët (EMRAT)
Home
Sociale

KRUJA VATRA MË E NXEHTË E COVID-19 NË VEND/ Një ditë në terren me epidemiologët (EMRAT)

12 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kruja u kthye në vatrën më të nxehtë të infeksionit me Covid-19 që kur u shfaq rasti i parë në fasoneri në mes të prillit. Tashmë raportohen 128 të infektuar, ndërsa janë kryer mbi 1000 tamponë. Për të parë nga afër punën për gjurmimin e rasteve në Krujë ne kemi ndjekur një ditë në terren me epidemiologët e Krujës.

Grupi i xhirimit të Report Tv, ndoqi një ditë nga puna në terren e epidemiologëve të Krujës. Mjeku Ervin Karafili, Olta Xhixha, Silvana Denizi, Jonida Limanaj, Albert Lata, Majlinda Mustafa dhe Mirela Vata janë në një lagje të qytetit, pasi mjeku i familjes ka referuar për disa qytetarë kanë shenja të infeksionit.

Mjekët marrin të dhëna të hollësishme, duke i pyetur personat e dyshuar me imtësi përpara se tu marrin material me tampon në gojë dhe hundë.

Drejtor i njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Krujë Redion Rroshi tha në intervistën për Report Tv se janë bërë rreth 1 mijë tamponë.

Të prekur nga Covid-19 në Krujë kanë qenë të moshave të ndryshe që nga fëmijët 2 vjeç e deri tek të moshuarit. Që nga data 14 prill kur një punonjëse fasonerie rezultoi e prekur me covid 19, kontrollet e tyre janë shtuar.

Roshi rrëfen se në fillim të prillit, 70 – 80% e tamponëve që bëheshin rezultonin pozitiv, ndërsa tashmë në mes të Majit, numri i tyre ka rënë në më pak se 5%.

Por si do të jetë e ardhmja në Krujë dhe sa shanse ka që ajo të dalë nga harta e kuqe?

“Ne jemi duke punuar me stafin për ta arritur këtë. Po e menaxhojmë në mënyrën më të mirë edhe me mirëkuptimin e qytetarëve të Krujës shpresojmë të arrijmë që Kruja të kthehet në zonë jeshile. Rasti i parë në ndërmarrjet fasone është shënuar më 14 prill, nga ky moment kemi dyfishuar grupet e testimit për marrjen e mostrave. Në bashkëpunim me mjekët e familjes kemi bërë zbërthimin e listës së punonjësve të fasonerive. Sot kemi një situatë më në rënie nga ditët e pikut”, tha Roshi.

Fasonët janë rihapur por ato mbeten ende shqetësim…

“Ato janë subjekt i inspektoratit shëndetësor për kushtet higjieno-sanitare, pajisja me maska e doreza, dezinfektimi i ambienteve, etj. është një procedurë e ndërthurur. Ne kemi depistuar 90% të listës së fasonerive dhe të gjithë ata që janë negativ dhe kanë plotësuar kohën e karantinimit janë të lirë të kthehen në punë. Ndërkohë po mbahet në monitorim pjesa tjetër për të paraprirë çdo mundësi tjetër për përhapjen e virusit”, shprehet Roshi.

Kruja, një bashki me rreth 60 mijë banorë është cilësuar si vatra më e nxehtë e Covid-19. Deri më 12 Maj numërohen 128 të infektuar, prej të cilëve 56 janë raste aktive, ndërsa të tjerët janë shëruar. Ndërsa një qytetar e ka humbur betejën me Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL/ Zbulohet gjinia e bebit që po presin Arbana dhe Eduarti (FOTO)
Previous article THA SE NUK DO TË KTHEHET KURRË ME TË/ Loredana i shfaqet Mozzikut live në emision (FOTO+VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT