• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRONOLOGJIA/ Nga Enkel Demi te Endri Xhafo, të gjithë ata që drejtuan lajmet e “Top Channel”
Home
Sociale

KRONOLOGJIA/ Nga Enkel Demi te Endri Xhafo, të gjithë ata që drejtuan lajmet e “Top Channel”

23 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Kur në 20 dhetorin e vitit 2001, televizioni më i ri në qytet Top Channel transmetoi të parin edicion informativ në mbrëmje, prapa kuintave më i emocionuari nga të gjithë pas Tan Hoxhës me bishtalec aso kohe, ishte dikush tjetër. Enkel Demi ishte i pari drejtor Informacioni I ekranit që kishte nisur një erë të re ndryshimesh për epokën e mediave moderne shqiptare.

Por si gjithnjë kur ka investime të reja nëpër redaksitë me ambicje për të pushtuar gjithçka menjëherë, historia e Kelit nuk zgjati shumë, sepse në vitin 2002, vendin e tij e zuri një tejtër gazetar i njohur i gjeneratës së gazetarëve të pas ’90, Andi Bejtja. Me të gjitha ulje ngritjet e raporteve të tij të përherëshme me Tanin e Topit, ia doli që ta drejtonte gjithësesi departamentin e informacionit deri në vitin 2005, kur PS e Fatos Nanos humbi në zgjedhjet e atij vit dhe PD u rikthyer në pushtet dhe Kryeministër u bë Sali Berisha.

Çdo faze e re politike, me sa duket ka nevojë për energji dhe emra të rinj në drejtim. Ishte periudha që thirri në skenë për herë të parë për të drejtuar informacionin e Top-it, Sokol Ballën, i cili për kater vjet me radhë, deri në 2009 arriti që të përballonte një nga periudhat e përplasjeve më të forta mes Berishës dhe Drtian Hoxhës të shoqëruara veç të tjerash me gjoba miliona dollarëshe, kur televizioni më I madh atëherë në Shqipëri u kërcënua të mbetej pa shtëpi, sepse Piramida do shembej.

Në vitin 2009 PD mori edhe një mandat të dytë qeverisës, ndërkohë që Kol Balla e la mandatin e tij të parë, për tia lënë stafetën Bledar Zaganjorit që kishte qenë deri atëkohë, Kryeredaktor i lajmeve sëbashku me Mentor Kikinë. Zaganjori u bë ashtu urtë e butë, edhe Drejtori më jetëgjatë i informacionit në televizon, nga ku iku në janarin e 2017, për të bërë rokadë sërisht me Sokol Ballën. I cili dje dorëzoi detyrën për tia lënë stafetën një prej dishepujve të tij në gazetari, Endri Xhafos.

 

Pas emërimit si drejtor i përgjithshëm i gjigandit mediatik Top Channel, Ben Blushi ka bërë lëvizjen e radhës.

Mësohet se ka qënë kërkesa e Ben Blushit për të larguar gazetarin Endri Xhafo nga posti i drejtorit të lajmeve.

Gazetari Endri Xhafo është i fundit që kanë larguar, pasi ishte si drejtor provizor në Top Channel, ndërsa tani gazetar i Vizion Plus.
Sakaq, ardhja e Ben Blushit në Top Channel, ka sjellë reagime dhe lëvizje të shumta. Blushi ka vetëm pak javë që ka marrë postin e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm, pasi u largua nga partia LIBRA.

Drejtorët e Informacionit të Top Channel

  • Enkel Demi 2001- 2002
  • Andi Bejtja 2002- 2005
  • Sokol Balla 2005- 2009
  • Bledar Zaganjori 2009- 2017
  • Sokol Balla janar- nëntor 2017
  • Endri Xhafo nëntor-shkurt 2018

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Blushi shkarkon drejtorin e lajmeve, Endri Xhafo nuk pranon vendimin: E kam mendjen TOP... (FOTO)
Previous article Aq fiksim i ka ngelur Parashqevia Pirros sa e tregon historinë në çdo emision!

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit Aktualitet

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT