• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRONIKA SATIRIKE/ Gjekmarkaj: Luftë në Parlament si në Grykën e Mezhgoranit dhe Tendën e Qypit…
Home
Politikë

KRONIKA SATIRIKE/ Gjekmarkaj: Luftë në Parlament si në Grykën e Mezhgoranit dhe Tendën e Qypit…

22 December, 2022 s.autor Politikë

Sot pa menduar dy herë mund të thuhet që Zevendës Lideri Muli arriti apogjeun e tij. As në Grykë të Mezhgoranit dhe në Tendën e Qypit nuk është konsumuar një e tillë zulmë. Mbase herët fort ndër mote, në Termopile po.

Me tragjizëm të dukshëm i kalitur me ide të mëdha, me trimëri epike i priu pjesës që nuk është shitur as blerë të PD -së drejt betejës.

Jorida tendosej në pikëllim por nuk qau siç ajo di ku shpirti i gjithkujt këputet. Madje me një vështrim të kreshpëruar dhe fjalë të dlira qetësoi Luan Baçin e ndezur flakë nga padrejtësitë e epokës.

Gaz Bardhi si klerik i lartë i paqes jepte e merrte që konflikti mes stoikëve dhe të tulaturve, të futej në hullinë e paqes.

Zëvendës Lideri me retorikë të hijshme ku e vërteta dhe e lavdishmja shkëlqenin si gjerdan fishekësh në brezin heroik luftoi derisa ra dëshmor. Në fund e përjashtuan. Jeta e Linditës pas këtij akti nuk do jetë më e njëjta.

Ata e larguan nga salla po Muli është në zemrat tona qelibar i rrethuar me dashuri që s’ka vendim që i çan muret e saj si bedena. Por ato bëma dhanë efektet e veta.

Ulsiu u fut nën tavolinë dhe herë pas here pyeste a mbaroi? Jooo i gjegjej Bela dhe i fap përmbysej në çast. Niko i bërë sa një grusht vuri një helmetë në krye nga ato të ushtrisë që të mbrohej nga ndonjë kopaçe që mund ti vinte nga Albana. E hoqi vetëm kur ja behu Margariti e cila e këshilloi të pinte pak ujë. Pas dy gllënkave sikur u ndie më mirë. Elva pyeste veten me mërmërimë pse është bërë sa një grusht Niko trimi dhe nuk gjente xhevap!

Çuçi në fillim u pa ulur në karrige po më pas su vu më re, kishte dalë jashtë barkaz. Karrikja e Babos kurrë nuk kishte qënë në rrezik kësodore. Bela mbante me gajret ministreshat e frigura. Të ikim tha Ibrahimi, të shpëtojë kush të mundet nga ky gazep. Ajo i tha “jeta jepet po karrigia e Babos kurrë”. Toni i lutej Zotit nga poshtë me psalmet e Davidit. Vështrimi i Mulit binte mbi sallë si mynxyrë. i madh e i vogël dridhej.

Etilda me tis mërzie mbuluar pyeste Majkon a mos ky është fundi i Botës apo një termet i rradhës? Eh, eh kokën plot thinja tundte ish Kryeministri dhe rënkonte ky është fundi i tmerrshëm dhe jo tmerri pa fund. Çyrbja erdhi vonë pasi lufta kishte mbaruar por ndihej ende athtira e barutit. Një ofshamë lëshoi “ah për nur të Allahut, ç’ti bëj Babos se e ka shpirtin det po kësaj binaje i dilte tymi me kohë”!

Braçe i cili ka një vit që thotë me mbani se do hidhem nga ballkoni u mallëngjye dhe vendosi të mos hidhet.

As Mimi di Puçini me berretën e saj dimërore nuk qe për fat të keq duke lënë një bosh që kërkon të mbushet. Bora erdhi nga e vona dhe e kuptoi që ky është momenti i duhur për tu hutuar.

Teta Gerta pasi u shua zjarr i luftës nuk kishte asgjë për të djegur po pyeste Ikonomin se çfarë do gatuaj për festa?! Kur ajo i tha gjel deti me përshesh një hukame gëzimi ktheu jetën mes nesh! Atëherë kur nuk pritej Babo erdhi i përzhitur nga plagët që të vetët kishin marrë. Xhelali ngrohej nga flaket që na përpinë. Kollarja dhe shamiza e re e Dash Sulës nuk ranë në sy dhe estetika mori plagët e veta. Lufta e kësaj dite na ka ndryshuar përgjithmonë. Salianji erdhi me vonese. i thashë historia të kaloi pranë po ti mungove atë çast!! Tao pa bërë asgjë mbeti dëshmitar i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME VDEKJE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Arratiset shoferi
Previous article "DO JEM KANDIDAT"/ Fredi Bejleri e konfirmon: Opozita e bashkuar, tre bashki ia ka lënë PBDNJ-së

s.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT