• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA/ Trump: Nuk do t’i heqim sanksionet ndaj Iranit
Home
Nderkombetare

KRIZA/ Trump: Nuk do t’i heqim sanksionet ndaj Iranit

28 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai nuk ka pranuar kurrë të heqë sanksionet ndaj Iranit në këmbim të bisedimeve, duke kundërshtuar një pohim të Presidentit iranian Hassan Rouhani.

“Irani donte që unë t’i hiqja sanksionet e vendosura ndaj tyre si kusht për t’u takuar. Dhe unë sigurisht thashë jo!”, shkruante në një postim në Twitter Trump.

Më parë gjatë ditës zoti Rouhani tha që Shtetet e Bashkuara ishin ofruar ta bënin një gjë të tillë dhe se çështja ishte në diskutim.

“Ata (Shtetet e Bashkuara) kanë thënë qartë se do t’i heqin të gjitha sanksionet“, tha zoti Rouhani, pas kthimit në Teheran nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që mbahet në Nju Jork.

Ai tha se vendi i tij ishte i gatshëm për negociata, por jo në klimën aktuale politike.

“Në kushtet e ekzistencës së sanksioneve dhe nën një klimë toksike e presioni maksimal edhe nëse duam të negociojmë me amerikanët nën kornizën 5 plus 1, askush nuk mund të parashikojë se cili do të jetë rezultati përfundimtar i negociatave” tha zoti Rouhani.

Zyrtarët amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar Iranin për sulmet ndaj rafinerive të naftës saudite, të cilat bllokuan gjysmën e prodhimit të naftës të këtij vendi.

Zyrtarët iranianë, përfshirë zotin Rouhani, i kanë mohuar akuzat për përfshirje të Teheranit.

Ndërsa shumë udhëheqës botërorë zhvilluan bisedime në ambjentet e selisë qëndrore të Kombeve të Bashkuara këtë javë, nuk pati një takim mes Presidentit Trump dhe atij iranian.

Të dielën e kaluar Presidenti Trump tha se ai nuk kishte ndërmend të bisedonte me Hassan Rouhanin. Nga ana tjetër presidenti iranian pati thënë se ai nuk do të takohej me zotin Trump për sa kohë që Shtetet e Bashkuara mbajnë në fuqi sanksionet ekonomike.

Pak ditë më parë Presidenti Trump njoftoi sanksione të reja kundër Bankës Kombëtare të Iranit, duke përshkallëzuar më tej presionin ekonomik ndaj Republikës Islamike, por duke u tërhequr nga çdo veprim i drejtpërdrejtë ushtarak.

Departamenti amerikan i Thesarit tha të premten se sanksionet e fundit u vendosën pasi banka qendrore e Iranit u angazhua në “terrorizëm” duke siguruar “miliarda dollarë” për trupat e Rojes Revolucionare Islamike dhe Hezbollahun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANDIDAT PËR ASAMBLENË E NEW YORK-ut/ Kush është shqiptari që mbështet Donald Trump
Previous article E LARGUAN PASI E QUAJTËN DËSHTAK/ Silva përshëndet Milani me gol

k.autor

Postime të ngjashme

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët Botë

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT