• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA RUSI-UKRAINË/ Maratona diplomatike vazhdon sot me vizitën në Moskë, ja çfarë pritet nga takimi
Home
Nderkombetare

KRIZA RUSI-UKRAINË/ Maratona diplomatike vazhdon sot me vizitën në Moskë, ja çfarë pritet nga takimi

9 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se rruga më e mirë për zgjidhjen e krizës mes Rusisë dhe Ukrainës është ajo diplomatike dhe se ai do të vazhdojë konsultimet me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania në ditët në vazhdim.

“Ne po ndjekim një strategji të dyfishtë, nga njëra anë, që është edhe rruga më e preferuar dhe më e përgjegjshme: diplomacia; por nga ana tjetër, po punojmë për të frenuar Rusinë, që të mos ndërmarrë ndonjë agresion“, tha Sekretari Blinken në Australi, ku ndodhet në kuadër të një takimi rajonal të Katërshes, me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, Australisë, Japonisë dhe Indisë.

Maratona diplomatike vazhdon sot me vizitën në Moskë të Sekretares së Jashtme britanike Liz Truss, e cila do të takohet me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Rusia duhet të vendosë çfarë rruge do të ndjekë, ne i bëjmë thirrje të ndjekë atë të bisedimeve, uljes së tensioneve dhe diplomacisë”, tha zonja Truss.

Nesër, kryeministri britanik Boris Johnson shkon në Poloni për t’u takuar me trupat britanike në këtë vend dhe pastaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Aleanca e NATO-s i ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisë që t’i japë fund zgjerimit në Evropën Lindore dhe të mos e pranojë Ukrainën si vend anëtar.

Perëndimi thotë se është i gatshëm të bisedojë lidhur me dislokimin e raketave në Evropën Lindore dhe manovrat ushtarake të NATO-s në këtë rajon. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET AKORDI/ Kontratë tre vjeçare, Barcelona shet emrin e stadiumit te…
Previous article BENIADA SHPREH VLERËSIMIN PËR DONALDIN/ Einxhel: Ai nuk ka qëndruar njëherë me ty

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT