• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA RUSI-UKRAINË/ Kamala Harris niset për në konferencën e Mynihut
Home
Nderkombetare

KRIZA RUSI-UKRAINË/ Kamala Harris niset për në konferencën e Mynihut

17 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris niset sot (të enjten) për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih, ku do të përqëndrohet në konsultimin me aleatët mbi krizën Rusi-Ukrainë.

Zonja Harris pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Të shtunën zonja Harris do të mbajë një fjalim ku pritet të nënvizohet uniteti që ekziston mes vendeve perëndimore dhe anëtarëve të NATO-s, në fushën diplomatike, atë ushtarake si dhe ekonomike.

“Nënpresidentja do të nënvizojë se uniteti është një burim force që do të na lejojë të përgjigjemi me shpejtësi dhe ashpër ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus”, u tha gazetarëve në një konferencë të mërkurën një zyrtar i lartë i administratës.

“Fjalimi i saj do të përqëndrohet gjithashtu në garantimin e aleatëve dhe partnerëve tanë mbi përkushtimin tonë për të forcuar NATO-n dhe aleatët tanë përballë agresionit rus. Ajo do të flasë rreth asaj se si një sulm ndaj Ukrainës, do ta bëjë Rusinë më të dobët dhe jo më të fortë”, shtoi ai.

Zyrtarët thanë se synimi i përgjithshëm i udhëtimit është garantimi që aleatët perëndimorë të jenë plotësisht në një linjë si dhe që t’i dërgohet një mesazh i qartë Rusisë, rreth asaj që e pret në vazhdim.

Rusia ka mohuar se ka në plan të sulmojë Ukrainën dhe ditët e fundit ka njoftuar disa raunde tërheqjesh të trupave nga zonat përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë thënë se nuk ka prova për ndonjë tërheqje dhe një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve të mërkurën se Rusia në fakt ka shtuar trupa në zonën kufitare./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KANË QENË MË SHUMË..."/ Arjan Konomi zbulon sekretet e lidhjes së Borës me Donaldin
Previous article PAMJET/ Rruga Berat-Mbreshtan kthehet në rrezik për drejtuesit e automjeteve, çahet asfalti në këtë aks

s.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT