• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA POLITIKE 1-VJEÇARE/ Kuvendi i Kosovës miraton Planin e Rritjes të BE-së! Vetëm Lista Serbe nuk e voton
Home
Rajon

KRIZA POLITIKE 1-VJEÇARE/ Kuvendi i Kosovës miraton Planin e Rritjes të BE-së! Vetëm Lista Serbe nuk e voton

13 February, 2026 s.autor Rajon

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e sotme plenare Planin e Rritjes me 104 vota pro, 0 kundër dhe 5 abstenim.

Këtë marrëveshje ndëkombëtare mes Kosovës dhe Bashkimit Europian e përkrahën të gjitha partitë, përveç Listës Serbe, e cila abstenoi.

Projektligjin e prezantoi ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro, i cili mund të them se është alokimi më i lartë në raport me bruto produktin vendor nga të gjitha shtetet, pra është rreth 8% e bruto produktit vendor që i është alokuar Kosovës.

Kjo mbështetje financiare vjen në formën 1/3 si grant, ndërsa pjesa tjetër në formë të kredisë. Në këtë aspekt janë dy marrëveshje në kuadër të Planit të Rritjes dhe më pas në një pikë tjetër do të kemi edhe ratifikimin e kredisë”, tha mes të tjerash ministri Murati.

Kosova ka mbetur e fundit në rajon në miratimin e Planit të Rritjes dhe fondet e saj kishin mbetur të bllokuara për shkak të mungesës së gjatë të institucioneve të Kosovës.

Mungesa e gjatë e institucioneve në Prishtinë ka bërë që Kosova të mbesë e fundit në rajon në miratimin e Planit të Rritjes, pasi fondet kishin mbetur të bllokuara.

Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TUBACIONI PËSON DEFEKT PAS RRËSHQITJES SË DHERAVE/ Probleme me ujin e pijshëm në Durrës, ja zonat që preken
Previous article STRATEGJI E RE PËR INTEGRIMIN EVROPIAN TË BALLKANIT/ Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT