• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIZA PËR SHKAK TË LUFTËS/ Veliaj: Duhet ta kursejmë energjinë elektrike dhe ujin, na duhet ndihma e të gjithëve
Home
Sociale

KRIZA PËR SHKAK TË LUFTËS/ Veliaj: Duhet ta kursejmë energjinë elektrike dhe ujin, na duhet ndihma e të gjithëve

19 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Nevoja për ta ruajtur dhe kursyer ujin ishte tema e aktivitetit “Qyteza e Ujit”, e zhvilluar me fëmijë dhe të rinj në Parkun Olimpik të Tiranës. Përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë lojërat, konkursin e esesë më të bukur, këndin e pikturave etj., fëmijët mësuan mbi rëndësinë që ka uji, sidomos kursimi i tij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e shfrytëzoi këtë takim për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve rëndësinë e kursimit të ujit, sidomos në një kohë të vështirë si kjo, ku lufta në Ukrainë dhe agresioni rus atje, kanë sjellë rritjen e çmimit të energjisë dhe shumë produkteve të tjera.

“Të rriturit, por jam i sigurt se edhe të vegjlit, e kanë parë që po zhvillohet një luftë në Ukrainë. Prej asaj lufte, në të gjithë Europën, është rritur çmimi i energjisë; fushat e lulediellit që nuk punohen më atje, kanë rritur çmimin e vajit; fushat që prodhonin shumë grurë, tani që ka luftë, është rritur çmimi i grurit. Edhe çmimi i ujit preket sepse uji, në pjesën më të madhe pompohet me energji elektrike. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur, si Bashki e Tiranës, që të mos e rrisim çmimin e ujit për prindërit tuaj, por të sigurohemi që bashkia e përballon vetë rritjen e kostos së energjisë elektrike dhe pompimit, që asnjë familje e qytetit të Tiranës të mos e ndiejë këtë krizë të çmimeve. Që ta përballojmë të gjithë bashkë, si një familje e madhe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u kërkoi fëmijëve që të ndërgjegjësojnë prindërit për të kursyer ujin. “Nëse qeveria po ndihmon duke mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë dhe nëse bashkia po ndihmon duke e mbajtur pa e ndryshuar çmimin e ujit, na duhet ndihma e të gjithëve, që të kursejmë energjinë dhe të ujin. Ndaj, dua shumë që secili prej jush, edhe kur është në kopësht, edhe kur është në çerdhe, edhe kur është në shkollë, në momentin që nuk e përdor ujin, në momentin që e ka lagur furçën e dhëmbëve, në momentin që e ka mbaruar dushin, në momentin që i ka larë duart, duhet menjëherë ta kursejë edhe ujin, edhe energjinë, se në qoftë se çunat e gocat e vegjël të Tiranës e bëjnë këtë, do ta bëjnë të gjithë prindërit. Në Tiranë çdo gjë që bëjnë fëmijët dhe e bëjnë mirë, pastaj imitohet edhe nga prindërit. Ditët pa Makina i nisën fëmijët, tani edhe prindërit ecin me biçikleta; mbollën pemë fëmijët, edhe prindërit tani po mbjellin pemë. Jam i sigurt se nëse çunat e gocat e Tiranës do kursejnë ujin dhe energjinë elektrike, të gjithë prindërit do sillen si fëmijët dhe do mësojnë nga më të mirët”, u shpreh Veliaj.

Aktiviteti “Qyteza e Ujit” u zhvillua në kuadër të projektit “CrossËater Interreg IPA-CBC Italy, Albania, Montenegro” për ndërgjegjësimin dhe kursimin e ujit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Rusia: Rreth 60 000 qytetarë do të evakuohen nga Kherson
Previous article THA SE E KISHTE KLIENTE/ Rezarta shkurta i kundërpërgjigjet publikisht Meri Shehut: Të gjithë e dijnë se unë kam 20 vite që…

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT