• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NGA COVID-19/ Mali i Zi miraton pakon e rimëkëmbjes në vlerë 1.2 miliardë euro
Home
Rajon

KRIZA NGA COVID-19/ Mali i Zi miraton pakon e rimëkëmbjes në vlerë 1.2 miliardë euro

23 July, 2020 Delo.autor Rajon

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një paketë prej 1.2 miliardë euro për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë në zbutjen e efekteve të pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri malazez, Dushko Markovic, në një konferencë për media tha se masat ekonomike ndahen në afatshkurtra dhe afatgjata.

Masat afatshkurtra përfshijnë mbështetjen për sektorin e turizmit, bujqësinë dhe peshkimin, pastaj mbështetje të konkurrencës në ekonomi si dhe është planifikuar të subvencionohen pagat në sektorin e ekonomisë dhe turizmit.

Ndihmë do të ketë edhe për kategoritë më të rrezikuara të popullsisë.

Masat afatgjata ekonomike i referohen periudhës deri në vitin 2024, dhe ato janë të destinuara për industrinë e teknologjisë informative, turizmit, bujqësisë, energjisë dhe transportit.

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç njoftoi se investimet strategjike do të shoqërohen me kursime që përfshinë një ulje të shpenzimeve qeveritare, rishikim të pagave në ndërmarrjet shtetërore dhe një ulje prej 10% të shpenzimeve jo investuese nga të gjithë përdoruesit e buxhetit.

Ai tha se qeveria është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit buxhetor të vendit.

“Kjo ndarje e mjeteve mund të arrihet në një mënyrë të qëndrueshme nga pikëpamja fiskale, pa rrezikuar stabilitetin e sistemit financiar”, tha Markoviq.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në mesin e muajit mars, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar dy pako masash, e para arriti vlerën 280 milionë euro ndërsa e dyta në 40 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Policia në kërkim të të plagosurit dhe autorit (VIDEO)
Previous article PARANDALOHET NGJARJA E RËNË NË KORÇË/ Hajdutët hyjnë për të vjedhur në Kishë, dëmtojnë depozitën me 500 litra gaz

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT