• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË VOLSWAGEN/ Ndërpritet marrëveshja për punëtorët që është në fuqi nga 1994-a
Home
Teknologji

KRIZA NË VOLSWAGEN/ Ndërpritet marrëveshja për punëtorët që është në fuqi nga 1994-a

12 September, 2024 s.autor Teknologji

Kompania Volkswagen njoftoi se, për shkak të krizës së madhe, po ndërpret disa marrëveshje kolektive, duke përfshirë edhe atë që është në fuqi në Gjermani që nga viti 1994.

Siç është paralajmëruar, Volkswageni ka njoftuar sindikatën IG Metall për ndërprerjen e të ashtuquajturit sigurimi i punësimit dhe sigurimi i të ardhurave të punonjësve.Nëse sindikata dhe gjiganti i industrisë së veturave nuk bien dakord për program të ri të mbrojtjes së punonjësve, Volkswageni do të ketë të drejtën të pushojë punonjësit për arsye operacionale nga korriku i vitit 2025.

“Ne duhet t’i mundësojmë Volkswagenit të ulë kostot në Gjermani në një nivel konkurrues në mënyrë që të investojë në mënyrë të pavarur në teknologji të reja dhe produkte të reja”, ka thënë drejtori i burimeve njerëzore të kompanisë, Gunnar Kilian.

Krahas kësaj kontrate, VW-ja ka ndërprerë edhe kontrata të tjera kolektive, duke përfshirë garancinë për punësim dhe rregulloren e punës me afat të caktuar.

Lidhur me këtë vendim është shprehur edhe negociatori në emër të sindikatës Thorsten Groeger, i cili ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje deri në qershor 2025, Volkswageni do të ketë probleme të mëdha dhe do të përballet me rritje të ndjeshme të kostove.

“Nëse e humbim këtë kontratë do të hyjë në fuqi ajo që ka qenë aktive para vitit 1994. Kjo ndër të tjera parashikon orar më të gjatë pune me kompensim të plotë pagash, pauza shtesë apo shtesa më të larta për punën jashtë orarit dhe punën të shtunave”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJI I AVOKADOS APO ULLIRIT? Cili është më i shëndetshëm për t’u përdorur
Previous article ÇFARË NDODHI? Alban Dudushi dërgohet me urgjencë në spital! U ndje keq pas emisionit

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT