• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË VENEZUELË/ Sekretari Pompeo: Presidenti Maduro i ka ditët e numëruara
Home
Nderkombetare

KRIZA NË VENEZUELË/ Sekretari Pompeo: Presidenti Maduro i ka ditët e numëruara

6 May, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të dielën se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro është në pushtet vetëm “për momentin” megjithë dështimin këtë javë të përpjekjeve për të rrëzuar udhëheqësin aktual dhe për ta zëvendësuar atë me udhëheqësin e opozitës, Juan Gaido. Shefi i diplomacisë amerikane tha për emisionin Fox News Sunday, se Presidenti Maduro i ka ditët të numëruara, megjithëse nuk foli për plane kohore.

Ndërkaq, shtatë oficerë venezuelianë kanë gjetur vdekjen, pasi helikopteri i tyre u përplas për një shpat mali. Helikopteri me dy lejtnant kolonelë dhe katër ushtarakë më të ulët si dhe një pilot, po udhëtonte dje nga kryeqyteti Karakas drejt qytetit San Karlos, ku Presidenti Nicolas Maduro po takohej me trupat në një akademi ushtarake. Nuk është e qartë nëse helikopteri ishte pjesë e delegacionit presidencial që po shkonte në San Karlos.

Presidenti Maduro u shfaq përkrah trupave në akademinë ushtarake, duke sinjalizuar se nuk ka dezertime në ushtri, siç shpresonte opozita. Dje në Karakas një protestues i dorëzoi një polici një apel me shkrim për mbështetje nga ushtria. Polici e dogji letrën në sy të protestuesve dhe para kamerave. Ishte një gjest që simbolizon ngërçin që ka ngërthyer Venezuelën pas një jave të trazuar që u shqëruar fillimisht me shpresa të mëdha për dezertimin e ushtrisë dhe rrëzimin e Presidentit Maduro.

Situata ka detyruar vendet perëndimore që mbështesin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të shqyrtojnë alternativat e mëtejshme në përgjigje të precipitimit të situatës politike dhe humanitare në Venezuelë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROJTËSI I CHELSEAT BËHET QESHARAK/ Morata ngatërron postimin e ish-shokut të skuadrës në "Instagram" (FOTO)
Previous article SPANJA NË ZI/ Vdes futbollisti i njohur i Real Madridit, ish-kampioni...

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT