• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË ITALI/ Rousseau ka në dorë fatin politik por rritet skepticizmi për besueshmërinë e votimit në internet
Home
Nderkombetare

KRIZA NË ITALI/ Rousseau ka në dorë fatin politik por rritet skepticizmi për besueshmërinë e votimit në internet

3 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

A jeni dakord që Lëvizja ‘5 Yjet’ do të krijojë një qeveri, të kryesuar nga Giuseppe Conte, së bashku me Partinë Demokratike?

Kjo është pyetja që po dominon skenën politike në Itali, të cilës, aktivistët e Lëvizjes 5 Yjet duhet t’i përgjigjen sot, nga 9 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite, përmes platformës Rousseau, për marrëveshjen me Partinë Demokratike dhe për draftin 26-pikësh të programit qeveritar M5S-PD.

Nuk është hera e parë që aktivistëve e ‘5 Yjet’ i’u është besuar ratifikimi në internet i një vendimi politik të marrë nga drejtuesit e lëvizjes dhe nuk është hera e parë që platforma – e menaxhuar tani nga Shoqata Rousseau, e kryesuar nga Davide Casaleggio – është kritikuar për pamundësinë e sigurimit të ndonjë garancie për sigurinë dhe fshehtësinë e konsultave.

Stefano Zanero, profesor i asociuar i sigurisë kompjuterike në ‘Politecnico di Milano’, thotë se “Nuk mund të votohet në një platformë të menaxhuar nga një entitet i vetëm që mund të manipulojë rezultatet sipas dëshirës”.

Edhe Marco Canestrari, zhvilluesi i kompjuterit dhe ish-njeriu i djathtë i Casaleggio Associati, thotë se sistemi mund të kushtëzohet “shumë lehtë” nga brenda.

Problemi – nuk ka sisteme të sigurta për votim në internet

“Diskutimi për modernitetin e Rousseau është i parëndësishëm. Gjëja e rëndësishme është që ai nuk çon në bindjen e njerëzve se ata mund të votojnë në internet në një mënyrë serioze dhe të sigurt ” – thotë Stefano Zanero.

Në bazë të përvojave të suksesshme, siç është ai në Estoni, në fakt ekziston një aksiomë e bazuar në besim – “Kurrë nuk mund të besosh verbërisht në menaxherin e sistemit, por nëse ligji thotë se duhet t’i besosh menaxherit, nuk mund të bësh asgjë tjetër”.

Krijesa e Casaleggio-s, ideatori i platformës demokratike Rousseau, mund të vendosë fatin e ekzekutivit të ri, për të cilën po punon Kryeministri Giuseppe Conte, i cili nga ana e tij është shprehur se programi i qeverisë nuk do të jetë një kontratë, por “një program i përbashkët i mbështetur në parime”.

Por rruga deri në ditën e krijimit të qeverisë, duket se nuk është pa pengesa.  Përveç nyjës Rousseau, zgjedhja e ministrave dhe roli i zv/kryeministrit mbeten ende të pazgjidhura dhe mund të ‘hidhnin në erë’ përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKOI DHE SHFRYTËZONTE SI PROSITUTË MINORENEN/ 27-vjeçarin shqiptar e kapin në Itali, ja çfarë ndodh tani me të
Previous article 30 VJETORI I RONELËS/ Këngëtarja zbulon dhuratat e shtrenjta që mori (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT