• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA ME EMIGRANTËT/ BE sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, ministrat takohen në Bruksel
Home
Nderkombetare

KRIZA ME EMIGRANTËT/ BE sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, ministrat takohen në Bruksel

15 November, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të zgjerojnë sanksionet kundër Bjellorusisë, lidhur me bllokimin e emigrantëve në kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së po takohen në Bruksel për të rënë dakord mbi masat e mëtejshme për t’i ushtruar presion Bjellorusisë. BE-ja ka akuzuar Minskun se ka ftuar emigrantë në vend me premtimin t’i ndihmojë ata të kalojnë në territorin e BE-së.

“Ne do të zgjerojmë kuadrin ligjor në mënyrë që të zbatojmë sanksione të tjera ndaj linjave ajrore, agjencive të udhëtimit dhe të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë nxitje të paligjshme të emigrantëve në kufijtë tanë”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, tha se sanksionet që filluan si pasojë e shtypjes së bjellorusëve nga qeveria Lukashenko do të zgjerohen.

“Nuk besoj se Bjellorusia sillet në mënyrë konstruktive pa sanksione. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën. Pika e nisjes së sanksioneve ishte trajtimi i popullatës në Bjellorusi, dhe asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë. Kështu që nuk ka asnjë arsye për të tërhequr sanksionet e vendosura – përkundrazi, jemi larg fundit të tyre”.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, paralajmëroi se mund të pasojnë masa edhe më të ashpra nëse presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko nuk tërhiqet.

“Ne duhet të diskutojmë jo vetëm për sanksionet, por për të ardhmen e regjimit bjellorus. Kur efekti i sanksioneve të bjerë, duhet të flasim për pasojat ligjore të njerëzve të regjimit që sollën gjithë ata njerëz në Bjellorusi dhe shkaktuan kaq shumë tragjedi njerëzore në kufirin e Polonisë, Bjellorusisë, Lituanisë dhe Bjellorusisë”, tha ministri Langbergis.

Ministri i jashtëm gjerman i bëri thirrje aleatit më të fuqishëm të Lukashenkos, presidentit rus Vladimir Putin, që të ushtrojë presion ndaj Minskut.

Të paktën tetë persona kanë vdekur përgjatë kufirit tokësor 200 kilometra të gjatë midis Polonisë dhe Bjellorusisë, nga të ftohtit dhe rraskapitja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS NË PD? Bumçi e Gjana tregojnë “muskujt”, debate të ashpra deri në tentativë për konfrontim fizik
Previous article SHQIPËRI-ANDORRA/ Improvizimi i Rejës, 8 ndryshime në skemë. Ja formacioni i mundshëm…

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT