• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA KORONA/ OKB: Miliona fëmijë janë në rrezik t’i rikthehen sërish punës, në vend të shkollës
Home
Nderkombetare

KRIZA KORONA/ OKB: Miliona fëmijë janë në rrezik t’i rikthehen sërish punës, në vend të shkollës

15 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

OKB-ja synon që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të mos punojnë. Por pas një përparimi të mirë për dy dekada, miliona vajza dhe djem janë tani në rrezik t’i kthehen sërish punës nga Corona.

Përmasat globale të punësimit të të miturve mund të rriten përsëri pas rreth dy dekadash rënie për shkak të pasojave shkatërruese ekonomike të pandemisë Corona, paralajmëruan dy organizata të OKB-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare Botërore kundër Punës së Fëmijëve.

“Miliona fëmijë janë në rrezik të detyrohen përsëri të punojnë si rezultat i krizës”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). “Kjo do të thotë që puna e fëmijëve do të shënojë për herë të parë rritje që nga viti 2000.”

ILO dhe UNICEF theksuan se pandemia e Coronës po çon në rritjen e varfërisë dhe rënien e të ardhurave familjare. Rritja e punës së fëmijëve është konstatuar shpesh në situata të tensionuara ekonomike. Fëmijë që janë tashmë të punësuar do të duhet të punojnë më gjatë ose të bëjnë punë më të rrezikshme. ILO dhe UNICEF-i u kërkojnë qeverive të zgjerojnë programet e tyre për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi.

Fund punës së fëmijëve deri në vitin 2025?

Vlerësimet më të fundit të ILO-s lidhur me punësimin e fëmijëve botuar në vitin 2017 i referohen vitit 2016. Sipas tyre në të gjithë botën ishin të punësuar rreth 152 milion fëmijë midis moshës pesë dhe 17 vjeç. Kjo shifër është 94 milion më pak se në vitin 2000.

Në atë kohë ILO-ja vlerësonte se në vitin 2020 numri i fëmijëve të punësuar do të binte në 121 milion. Qëllimi i Kombeve të Bashkuara është eliminimi i punës së fëmijëve deri në vitin 2025.

Ndërsa raporti aktual i ILO-s supozon të kundërtën. Aty thuhet se tashmë ka shenja që puna e fëmijëve po rritet, ndërsa shkollat në të gjithë botën po mbyllen për të zvogëluar rrezikun e infeksionit me virusin e Coronës. Më shumë se 90 përqind e të gjithë nxënësve, pra 1.6 miliardë të rinj në të gjithë botën, janë prekur nga mbylljet e përkohshme të shkollave. Por shkollat i mbronin fëmijët edhe nga shfrytëzimi, dhe ky instrument kontrolli tani nuk vepron. “Edhe nëse shkollat hapen përsëri, disa prindër mund të mos jenë më në gjendje të lejojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”, thuhet në raport.

Më pak se 1,90 dollarë në ditë

Banka Botërore vlerëson se 40 deri në 60 milion vetë mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme këtë vit si rezultat i krizës së Coronës. Atyre do t’u duhet të jetojnë me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Organizatat e OKB ende nuk mund të japin shifra konkrete, por u referohen studimeve të mëparshme, për shembull, në Bregun e Fildishtë, Afrikën e Jugut ose Brazili, ku puna e fëmijëve ka shënuar rritje të madhe pas rënies ekonomike./Dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E GDHENDUR DERI NË DETAJE/ Më në fund “Skulptura” e Capital T e ka një datë publikimi
Previous article COVID-19/ 69 të prekur në 24 orët e fundit, shifra më e lartë në vend që nga fillimi i pandemisë

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT