• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA HUMANITARE NË GAZA/ Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit
Home
Nderkombetare

KRIZA HUMANITARE NË GAZA/ Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

2 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria gjermane po shqyrton seriozisht mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Izraelit për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare në Rripin e Gazës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se një vendim për këtë çështje mund të merret në ditët në vijim, pasi të pranohet një raport i plotë nga Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, i cili ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme për të vleresuar situatën nga afër.

Gjendja në Gaza është e papranueshme,” tha Merz në një konferencë për shtyp në Berlin. Ai shtoi se Gjermania nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj vuajtjeve të civilëve palestinezë dhe se çdo vend mik i Izraelit ka përgjegjësi të ngrejë zërin kur standardet humanitare shkelen.Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, ishte edhe më i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, duke paralajmëruar se nëse situata në Gaza vazhdon të përkeqësohet dhe nëse nuk ka përparim të dukshëm në përpjekjet për të ndihmuar popullsinë civile, Izraeli rrezikon të përballet me izolim ndërkombëtar. Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës në rritje.

 

Për të treguar angazhimin e saj humanitar, Gjermania, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, ndërmori një veprim konkret për të ndihmuar popullsinë në nevojë. Të tre vendet organizuan një urë ajrore për të dërguar ndihma emergjente në Gaza.
Dy aeroplanë ushtarakë gjermanë të tipit A400M fluturuan mbi enklavën dhe hodhën 34 paketa me ndihma humanitare, përfshirë ushqime, ujë të pijshëm, ilaçe dhe furnizime të tjera të domosdoshme për mbijetesën e civilëve.

Ky veprim u përshëndet nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës humanitare, të cilat kanë bërë thirrje të vazhdueshme për më shumë mbështetje dhe qasje të sigurt në zonat e prekura.

Vendimi i mundshëm i Gjermanisë për të vendosur sanksione ndaj Izraelit përbën një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin tradicionalisht pro-izraelit të Berlinit dhe mund të ketë pasoja të gjera në marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAPA "PËRVËLUESE"/ Pushuesit dynden drejt bregdetit, radhë kilometrike në Lezhë
Previous article RIFILLOJNË GËRMIMET PËR "THESARIN E HITLERIT"/ Autoritetet polake mund të jenë më afër se kurrë zbulimit të Dhomës së Qelibarit

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT