• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA GREQI-TURQI/ Të hapur për dialog… por pretendimet mbeten
Home
Nderkombetare

KRIZA GREQI-TURQI/ Të hapur për dialog… por pretendimet mbeten

26 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Të hapur për dialog, por asnjëra palë nuk pranon të heqë dorë nga pretendimet e veta,- ka qenë ky rezultati i takimeve të ministrit të jashtëm gjerman, me ministrat e jashtëm turk dhe Grek. Pritet takimi i së premtes i ministrave të jashtëm të BE, për të zbutur tensionet në Mesdheun lindor.

Situata në Mesdhe nuk po gjen zgjidhje as pas vizitave të Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas në Turqi dhe Greqi, ditën e djeshme. Synimi i Maas ishte ngritja e urave të dialogut mes dy vendeve, për ti dhënë fund sipas tij “Luftës me zjarrin”, por pas deklaratave të dy ministrave kjo gjë duket të jetë ende larg.

Në përfundim të takimit mbajtur dje, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh se vendi i tij është pro dialogut me Turqinë, por “Greqia do të mbrojë sovranitetin e vet dhe të drejtat e saj sovrane, pa arrogance dhe kërcënime”.

Pas Athinës, Maas udhëtoi në drejtim të Ankarasë ku ai u takua me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili në përfundim të takimit i bëri thirrje Greqisë të mos ndërmarrë asnjë hap të gabuar sepse Turqia do të kundërpërgjigjej, duke theksuar edhe njëherë se Turqia nuk kishte ndërmend të tërhiqej në Mesdhe.

Ministri turk gjithashtu akuzoi Greqinë se ajo është shkaktare e përshkallëzimit të tensioneve dhe se ata ishin të gatshëm të dialogonin me çdo vend përveç Republikës Qipriote të cilën ata nuk e njohin.

Në përfundim të konferencës ministri gjerman u shpreh se përshkallëzimi i situatës, nuk i shërben asnjërës palë, as Turqisë, Greqisë apo BE.

Të premten mbetet në duar të ministrave të jashtëm të BE-së për ti dhënë zgjidhje situatës, e cila që prej 10 gushtit kur anija kërkimore turke filloi misionin e saj në Mesdheun Lindor, ka parë përshkallëzim të vazhdueshëm të tensioneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSPEKTIME NË QSUT/ Rama: Nga degradim rrëqethës, spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do transformohet...
Previous article A DUHET TË TESTOHEMI NËSE NUK SHFAQIM SIMPTOMA? Ndryshojnë udhëzimet, ja çfarë thuhet tani

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT