Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshje huaje për Reformën në Sektorin e Energjisë.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se që kur kjo agjenci ka zyrtarizuar aktivitetin në Tiranë kanë avancuar me 3 projekte.
Duke theksuar se kriza energjetike është në fokusin e të gjitha vendeve, Ahmetaj tha se energjia e rinovueshme që prodhojmë ne nuk mjafton.
“Falenderoj të gjithë donatorët. Me agjencinë franceze për zhvillim kemi nisur që prej vitit të kaluar me një bashkëpunim intensiv që u finalizua me marrëveshjen e firmosur. Nga qershori 2020 kur zyrtarizoi aktivitetin në Shqipëri ne kemi avancuar me 3 projekte. Ne nënshkruam sot edhe për barazinë gjinore atë që iu referuam më parë, projekti i 3 është në kuadër të rindërtimit, ju më keni dëgjuar shpesh që ti referohem ndihmës franceze një projekt që angazhon 60 milion euro për rindërtimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Durrës i cili është në fazën finale që do nënshkruhet shpejt.