• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA ENERGJITIKE/ Ahmetaj: Rama ka ngritur grup pune, brenda javës shpalos planin për mbrojtur..
Home
Politikë

KRIZA ENERGJITIKE/ Ahmetaj: Rama ka ngritur grup pune, brenda javës shpalos planin për mbrojtur..

6 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Zëvendës kryeministri Arbgen Ahmetaj ka dhënë detaje pas mbledhjes së Këhsillit të Ministrave. Ahmetaj tha se kryeministri Edi Rama ka krijuar një grup ndërinstituacional që menaxhon dhe monitoron situatën për krizën energjetike.

Ahmetaj tha kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar situatën dhe gjatë javës do të dalë dhe do të shpalosë planin për mbrojtjen e sipërmarrjes së vogël dhe familjarëve dhe shtoi se ata janë të angazhuar që kjo shtresë e shoqërisë të mos preket nga kriza.

“Situata energjetike në vend është në krizën globale. Ne kemi zgjedhur 30 vite më parë ku të jemi në një ekonomi tregu ku ajo e hapur të jetë e lidhur globalisht, në mallra dhe shërbime. Sidomos për mallra të koutuara për bursa dhe nevoja për import siç është energjia elektrike. Ju e keni dëgjuar dhe lexuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike që përfshin që nga shtimi i kërkesës për energji për shkak të ringritjes ekonomike në të gjithë botën, për shkak të sjelljes së Rusisë që është brenda karakterit gjeopolitik të çmimit të gazit. Një faktor tjetër, është dekomisionimi i centraleve të karbonit në Gjermani dhe Spanjë.

Çmimet lëvizin në vazhdimësi, çdo ditë. Një pjesë e mirë e vendeve e kanë transformuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar, monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Unë i referohem asaj që kryeministri ka thënë që vala e çmimeve ndërkombëtare prek edhe Shqipërinë, por ne jemi të bindur të gatshëm për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Brenda javës kryeministri do të shpalosi vetë masat për mbrojten e qytetarëve dhe sipërmarrjes së vogël dhe në nevojë të qetësimit publik, ne do të vijojmë të mbrojmë konsumatorin familjar nga kriza e çmimeve dhe rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve.

 

 

Kompanitë janë duke punuar vazhdimisht për të siguruar energji elektrike, gjë që dua ta ndaj me qytetarët që sigurisht është e garantuar dhe qytetarët do të vijojnë të mbrohen, ashtu si dhe familjarët dhe sipërmarrjet e vogla. I garantoj qytetarët dhe sipërmarrjen e vogël që do të mbrohen nga qeveria. Paketa specifike do të lancohet nga kryeministri në ditët që vijnë. Dua ta ritheksoj se kryeministri ka krijuar një grup ndërinstitucional që monitoron dhe menaxhon situatën për ditë. Çmimet e energjisë nuk po rriten. Ne po i monitorojmë dhe kryeministri do të dalë me një paketë të plotë në ditët në vijim, që do të jetë mbështetëse për familjarët dhe sipërmarrjen e vogël”, tha Ahmteaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Spinaqi zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
Previous article JUVENTUS KËRKON IGLI TAREN/ Ideja e fundit e Agnellit, josh drejtorin sportiv të Lazios

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT