• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E TURQISË FRIKËSON TREGJET/ Banka Qëndrore Europiane i frikësohet krizës së bankave europiane
Home
Europë

KRIZA E TURQISË FRIKËSON TREGJET/ Banka Qëndrore Europiane i frikësohet krizës së bankave europiane

10 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kriza e Turqisë frikëson tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar edhe te euro. Bursat kanë shënuar rënie, sidomos në titujt e bankave. Banka Qendrore Europiane ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mundësinë e përhapjes së krizës ekonomike dhe monetare turke edhe në bankat europiane.

Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, e cila citon burime nga bankat më të ekspozuara ndaj një rreziku të tillë si italiania “Unicredit”, spanjollja “Bbva”.

Sipas FT, situata nuk është ende kritike, por ka nevojë për monitorim të kujdesshëm. Këtë vit, monedha turke ka humbur një të tretën e vlerës së saj për shkak të politikave të ndjekura nga presidenti Erdogan, në kundërshtim të hapur me vendet perëndimore.

Pas fitores së qershorit, Erdogan e ka reduktuar akoma më shumë autonominë e bankës qendrore turke duke parandaluar një shtrëngim monetar që konsiderohet i nevojshëm në rastin e një skenari botëror të normave në rritje.

Edhe sektorët ekonomikë janë vënë në kontrollin e rreptë të presidentit, duke shtuar kështu frikën e investitorëve. Ndërkohë, vlera e lirës turke vijon të bjerë. Sipas Bloomberg, ajo ka humbur 13.5 pikë përqindjeje në krahasim me dollarin.

Frika e një përhapjeje të krizës në bankat dhe sistemin financiar europian e ka dobësuar edhe euron gjatë ditës së sotme. Në tregjet europiane, ajo ka rënë në nivelin 1.1432 kundrejt dollarit nga 1.1527 që ishte dje.

Ndërkohë, presidenti Erdogan u zotua sot se do ta mbrojë vendin ndaj sulmeve ekonomike dhe tha se rritja e prodhimit, eksporteve dhe punësimit janë përgjigjja më e mirë ndaj sfidave me të cilat përballet Turqia.

Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Bayburt, Erdogan tha se Turqia po përballet me një paqëndueshmëri financiare të krijuar artificialisht, por “njerëzit që ngazëllehen nga normat e interesit dhe çmimet e këmbimit valuator nuk do t’ia dalin të fitojnë”.

Megjithatë, lira u dobësua akoma më tej pas deklaratës së tij.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHËNDRI IDEAL/ I dashuri i Dua Lipës fitoi zemrën e ç'do shqiptari me këtë veprim... (FOTO)
Previous article MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Ritvan Zykaj, 24 vjeçari që vrau TETË familjarët e tij, BABA i dy fëmijëve (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT