• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 April, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

1 April, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E RE POLITIKE NË BULLGARI DREJT FUNDIT? Presidenti Radev i dorëzon mandatin ministrit të Financave për formimin e qeverisë së re
Home
Nderkombetare

KRIZA E RE POLITIKE NË BULLGARI DREJT FUNDIT? Presidenti Radev i dorëzon mandatin ministrit të Financave për formimin e qeverisë së re

1 July, 2022 shqipe.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti bullgar Rumen Radev i dorëzoi të premten ministrit të Financave, Asen Vasilev mandatin për formimin e qeverisë së re.

Kryeministri në largim Kirill Petkov, një reformist properëndimor, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave pas një votimi të mocionit të mosbesimit, ka thënë më herët se partia e tij e qendrës “Të vazhdojmë Ndryshimet” (PP) do ta propozojë Vasilevin për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Vasilev tani ka shtatë ditë për t’i dhënë fund krizës më të re politike në Bullgari, për të cilën Radev ka thënë se është edhe ekonomike dhe sociale.

Vasilev duhet t’i propozojë Radevit një kabinet për miratim dhe më pas të përballet me votimin e besimit në parlament.

Vasilev tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën, me të cilën përballet Bullgaria, duke shtuar se do të jetë e rëndësishme që qeveria “të punojë në interes të qytetarëve, jo në interes të status quo-së”.

Vasilev fitoi mandatin pasi Partia e majtë Socialiste Bullgare (BSP), një partnere në koalicionin e Petkovit, hodhi poshtë mundësinë për ta mbështetur atë.

BSP-ja, tradicionalisht miqësore me Moskën, thotë se është e zemëruar nga vendimi i Petkovit për të dëbuar diplomatët rusë. Më 28 qershor, Petkov njoftoi se Bullgaria po dëbon 70 diplomatë rusë që kanë punuar kundër interesave të Bullgarisë.

Më herët, të premten, ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova tha se do t’i kërkojë Moskës mbylljen e ambasadës së saj në Sofje.

Kërkesën për votimin e mosbesimit ndaj qeverisë bullgare e ka paraqitur partia opozitare e qendrës së djathtë GERB, duke e akuzuar qeverinë për menaxhim të dobët të financave publike dhe politikës ekonomike, si dhe për pamundësinë për të frenuar inflacionin në rritje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VETMJA QË SHKOI NË FINALE PA PARASHUTA E DRONA"/ Beniada Nishani ironizon tre finalistët e “Big Brother VIP”?
Previous article GJITHÇKA U KTHYE NËN RRËNOJA/ Nuk ndalen bombardimet e pamëshirshme ruse në Lysychansk

shqipe.autor

Postime të ngjashme

"PERËNDIMI KËRKON TË NA..."/ Deklarata rrëqethëse e Lukashenkos: Lufta bërthamore është në horizont Botë

"PERËNDIMI KËRKON TË NA..."/ Deklarata rrëqethëse e Lukashenkos: Lufta bërthamore është në horizont

"LËRENI TË SHKOJË"/ Joe Biden i thotë Rusisë të lirojë gazetarin e arrestuar amerikan Botë

"LËRENI TË SHKOJË"/ Joe Biden i thotë Rusisë të lirojë gazetarin e arrestuar amerikan

"DARKOI ME MJEKËT..."/ U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, Vatikani tregon për gjendjen e Papa Franceskut Botë

"DARKOI ME MJEKËT..."/ U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, Vatikani tregon për gjendjen e Papa Franceskut

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT