• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kriza e kauzave të vërteta
Home
OP-ED

Kriza e kauzave të vërteta

14 October, 2017 Redaktor1 OP-ED

Alfred Peza

Opozita shqiptare duket të jetë më e pamundura në botën demokratike, për tu ngjitur në lartësinë e përqafimit të një kauze të vërtetë, në mënyrë që ta përdorë atë si kalin e betejave të saj të reja kundër mazhorancës qeverisëse të Edi Ramës. Në pamundësi për ta realizuar këtë, ajo futet në një pafundësi improvizimesh të momentit, sa për të shtyrë një ditë apo një seancë plenare të Parlamentit, apo një emision të debatit politik televiziv, duke i’u larguar kështu gjithnjë e më shumë misionit të saj. Misionit të alternativës së pushtetit, për ta mundur atë politikisht e publikisht, nëpërmjet aksioneve të rëndësishme të cilat dalëngadalë e shndërrojnë në një kandidate potenciale për tu rikthyer në pushtet me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Në vend të kauzave dhe kuzuseve të vërteta që duan fantazi, mobilizim dhe një organizim shumë të madh për t’iu imponuar shoqërisë nëpërmjet betejave vijuese opozitare, politike, mediatike dhe diplomatike, PD dhe LSI duket se po ndjekin një rrugë tjetër. Një rrugë më të lehtë e më të thjeshtë për ta, por që në fund në vend të arritjes së qëllimit, bën që ti lenë aksionet rrugës, duke e humbur besueshmërinë publike. E duke i sjellë më shumë sesa dëm real, veçse më shumë qetësi mazhorancës qeverisëse dhe Kryeministrit Edi Rama, i cili në fillim të këtij mandati duket më i realksuar se kurrë në këto mbi 4 vite në krye të ekzekutivit.

Edi Ramën nuk e vendosin në vështirësi, as lojërat aktoriale në sallën e Parlamentit për të folur një minutë më shumë përtej hapësirës së rregullores. As sharjet dhe fyerjet pa prova e argumenta që më shumë se atij, i bëjnë dëm publik, vetë aktorëve të opozitës që i artikulojnë ato. As deklaratat për raportet imagjinare me bandat dhe krimin që i paskan garantuar PS fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Më shumë se të gjitha këto PS i ka bërë nder fakti që as PD dhe as LSI nuk kanë bërë ndonjë anikim në KQZ, e as në Kolgjin Zgjedhor apo pranë OSBE-ODIHR për episodet e ditës së zgjedhjeve. PD dhe LSI nuk mund ta dëmtojnë mazhorancën as me luftës fotosh, as me luftë verbale nëpër banaqet televizive apo mediat online, kur ato nuk shoqërohen me prova konkrete dhe vullnet real për të bërë opozitë të vërtetë.

Ajo që do ta vinte në vështirësi reale Kryeministrin dhe qeverinë e PS, do të ishte një luftë e vërtetë opozitare, mbështetur mbi një kauzë që do të bënte ti bashkoheshin rreth vetes të gjitha sensibilitetet opozitare të shoqërisë, si brenda radhëve të partive të opozitës, ashtu edhe të medias, shoqërisë civile, biznesit, botës akademike, shkollave e studentëve. Në pamundësi për tia arritur kësaj, me sa duket, opozita nuk është gjithësesi e pa shpresë. Për aq kohë sa bashkë me riogranizimin dhe ringritjen e brendshme si një proces jetik për të mbijetuar në kushtet e reja politike, mund të fitojë kohë, duke bërë beteja më të vogla por konkrete. Dinamike, me nerv dhe me fitore të sigurta.

Zgjedhjet e ardhëshme parlamentare janë pothuajse edhe një vit larg nga momenti i fillimit të përgatitjeve për të ndezur sërisht, makinën elektorale për betejën e radhës. Deri atëherë kemi një dimër dhe një pranverë politike përpara, e cila duhet të shfrytëzohet për të ngjizur luftën e madhe politike opozitare të 2018. Deri tani, më shumë sesa ndaj qeverisë, energjitë e opozitës kanë shkuar për betajt e brendshme dhe tek lojërat e vogla mediatike e publike. Nëse kjo situatë zgjat pafundësisht, atëherë nga një krizë të qeverisjes, PD dhe LSI rrezikojnë që të provokojnë një krizë të opozitës, nga mungesa e kauzave të vërteta ndaj saj.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përfitimet shëndetësore të çokollatës për çiklistët
Previous article Bes Kallaku zbulon për herë të parë: ‘Ja pse ika nga ‘Portokallia’ dhe çfarë do të bëj tani...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT