• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E ENERGJISË ELEKTRIKE/ Maqedonia e Veriut prezanton masat e reja të kursimit
Home
Rajon

KRIZA E ENERGJISË ELEKTRIKE/ Maqedonia e Veriut prezanton masat e reja të kursimit

17 August, 2022 s.autor Rajon

Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi dje masa për kursimin e energjisë elektrike për t’u përballur më lehtë me dimrin që vjen. Por, masat e kursimit detyrojnë në radhë të parë institucionet dhe agjencitë shtetërore, ndërsa atyre të pushtetit vendor dhe kompanive private u rekomandohet të kursejnë energjinë. Autoritetet synojnë uljen e konsumit të energjisë elektrike me 15 përqind në krahasim me muajt e njëjtë të dimrit të kaluar.

Autoritetet qeveritare maqedonase synojnë të kursejnë energji elektrike në mënyrë që muajt e dimrit të kalohen më me lehtësi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se dimri që vjen do të jetë ndër më të vështirët me të cilët është ballafaquar ndonjëherë vendi, teksa njoftoi vendimet që i mori të martën qeveria për të kursyer energjinë elektrike.

“Rekomandimet, udhëzimet dhe obligimet janë ndarë në disa kategori, para së gjithash duke u nisur nga fakti nëse bëhet fjalë për konsumin familjar, për kompani apo hapësira të objekteve publike në pronësi të pushtetit qendror, siç janë ministritë, agjencitë e ndryshme, organet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera”.

Ndërsa masat për institucionet qeveritare dhe publike janë të detyrueshme, atyre të pushtetit lokal, kompanive private dhe konsumatorëve familjarë u rekomandohet të ndjekin urdhrin që vlen për institucionet dhe agjencitë qeveritare.

“Qëllimi kryesor që duhet të arrihet është ulja e konsumit të energjisë elektrike me 15% krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë. Nëse nuk arrihet ky qëllim do të pasojnë sanksione të ndryshme për drejtuesit e institucioneve të përcaktuara në kuadër të vendimeve qeveritare”, tha ministri Bekteshi.

Masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori dhe do të zgjasin deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Masat parashikojnë, mes tjerash shkyçjen e dritave dekorative nga objektet dhe fasadat, mospërdorimin e dritave në hapësira ku ka dritë dielli, shkyçjen e kompjuterëve pas përfundimit të punës, përdorimin e arsyeshëm të kondicionerëve, varësisht temperaturave, etj.

Autoritetet në Shkup synojnë që të mos blejnë nga jashtë energji elektrike deri në fund të këtij viti dhe prodhimin vendas ta rrisin përmes kapacitetit të termocentraleve. Megjithatë, për këtë qëllim nevojiten sasi të konsiderueshme të qymyrit që do të importohej nga jashtë./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITJE PËR JUVENTUSIN/ Ylli i “Zonjës së Vjetër” rrezikon të qëndrojë gjatë larg fushave
Previous article TAKIMI I KURTIT ME VUÇIÇ/ Si janë parashikimet e analistëve ndërkombëtarë për dialogun Kosovë-Serbi

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT