Pas muajsh të tërë të kaluar në hije, Ivanka Trump flet publikisht. Dhe e bën duke kritikuar hapur babain e saj, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht për dy tema që janë më në qendër të vëmendjes së manjatit, emigrantët dhe mediat.
Për vajzën e Presidentit, në fakt është e gabuar të ndash familjet e emigrantëve, ndërsa gazetat e televizionet nuk janë armiq të popullit siç pretendon i ati.
Çështja e ndarjes së familjeve emigrante përshkruhet nga Ivanka si “pika më e dobët e pranisë sime” në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar vështirësinë e rolit të saj si këshilltare e babait me të cilin, megjithatë, jo gjithmonë bie dakord edhe pse ai e konsideron atë krahun e djathtë.

Gjë që vajza e Presidentit e ka bërë tani dhe nuk mund të përjashtohet se e ka bërë këtë lëvizje nga ambiciet personale politike. Prej kohësh po qarkullojnë zëra për një marrëveshje me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, se nëse dikush në familje do të rishpallte kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë do të ishte Ivanka, e cila do ëndërronte të bëhej presidentja e parë grua.
Vajza e presidentit thuhet se nuk pajtohet me babain e saj edhe për median, të cilën ai e pikturon si një armik ndërsa ajo beson se nuk është kështu. “Unë personalisht kam marrë pjesën time personale të mbulimit të medias – shpjegoi ajo – që unë nuk di të jem plotësisht e saktë. Për këtë arsye kam një ndjeshmëri të caktuar për atë se pse njerëzit kanë frikë dhe shqetësime, veçanërisht kur ata mendojnë se janë një objektiv. Megjithatë, unë nuk i konsideroj mediat armiq të popullit”.
Por pikërisht me këtë pikë babai Trump u acarua edhe më shumë duke lexuar raportet e fjalëve të vajzës së tij.
“Ata e pyetën vajzën time Ivanka nëse mediat janë armik i popullit. Ajo u përgjigj korrektësisht jo. Janë lajmet e rreme, që janë me përqindje e madhe në media, që janë armiq të njerëzve”, shkroi ai në Twitter.
Ivanka ka identifikuar edhe “pikën më të lartë” të përvojës së saj në Shtëpinë e Bardhë me vendimin e babait të saj për të shuar dënimin e Alice Marie Johnson, afro-amerikania e dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1996 për një krim jo të dhunshëm të drogës: “Ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë ndonjëherë, dhe na kujton ndikimin që mund të kemi tek njerëzit”.


