Zyrtarë në SHBA kanë bërë më dijë se rreth 3,000 fëmijë emigrantësh do ti nënshrohen një testi AND-je përpara ribashkimit me familjen që pas ndarjes në kufirin me Meksikën.
Sekretari për Shëndetin në SHBA, Alex Azat tha se testi është i nevojshëm si kusht ligjor para ribashkimit me prindërit duke qënë se metodat e zakonshme që aplikonte agjensia për emigracionin ishin tejet të ngadalta.
Ai tha se me shume se 100 femijë janë më të vegjel se 5 vjeç.
Nga ana tjetër, mjekë dhe kritikë shprehen se fëmijët janë shumë të vegjël për t’ju nënshtruar testit të AND-së.




