• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRANTËVE/ Politikat europiane “zero tolerancë”. Nga Salvini te Kurz
Home
Europë

KRIZA E EMIGRANTËVE/ Politikat europiane “zero tolerancë”. Nga Salvini te Kurz

30 July, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kriza e emigrantëve në vetëvete prodhoi një peshë përgjegjësie  për vendet e BE dhe ato që aspirojnë të bëhen pjesë. Si një përgjegjësi e përbashkët shumë nga liderët e vendeve evropiane kërkuan që pesha të shpërndahej te të gjithë. Ndër më radikalët, për sa u përket deklaratave ishte Matteo Salvini, ministi italian që adoptoi në mënyrë rigoroze politikat “zero tolerancë”.

Numri i emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht në Europë mund të jetë ulur, por shifrat ngelen ende “të papërballueshme” për vendet e BE.

Për populistin Salvini, “Koha nuk pret”!

Ndërkohë, nuk ka asnjë shenjë për një marrëveshje të BE-së se çfarë do të bëhet me emigrantët që mbërrijnë në Europë, gjë që na sjell sërish tek kërcënimi për zonën Shengen.

Ministri i Brendshëm italian, populisti Matteo Salvini beson se qendrat e pritjes së emigrantëve duhet të ngrihen në Niger, Mali, Çad dhe Sudan. “Dhe nëse Shengeni dështon”, parashikojnë ato, “kjo do të ishte nisja e fundit të Bashkimit Europian”

Rritja e pafrenuar e politikanëve me qëndrime të ashpra ndaj emigracionit në gjithë BE-në, ka fuqizuar drejtuesit e vijës së ashpër si Viktor Orban i Hungarisë dhe Sebastian Kurc i Austrisë, të cilët marrin nga gjashtë muaj presidencën e BE-së këtë të diel dhe e kanë vendosur emigracionin si prioritetin më të madh.

Viktor Orban i deklaruar kundër emigratëve i shprehu mbështetjen Italisë lidhur me dëbimin e emigrantëve klandestinë.

“Unë e kuptoj që italianët janë shprehur me votën e lirë në favor të çlirimit nga vala e emigrantëve. Nëse qeveria e re dëshiron, Hungaria e drejtuar nga unë, që kam qenë nismëtar i ndalimit të emigracionit në emër të Europës së krishterë, është e gatshme t’i ofrojë Romës ndihmën dhe eksperiencën e saj. Jo vetëm për të zhvendosur emigrantët në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, por jemi të gatshëm të ndihmojmë miqtë tanë italianë që të dëbojë emigrantët”.

Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve dhe një gare të populistëve nga e djathta Sebastian Kurz u bë kancelari i Austrisë.

Kurz, kandidati kryesor i Partisë Popullore Austriake (ÖVP), tha gjatë fushatës elektorale se do t’i mbrojë më mirë kujtë e vendit, do të luftojë islamizmin politik dhe ta kuzojë imigrimin.

Lidhur me krizën e emigranëve ai është shprehur: Austria nuk do të pranojë emigrantë në territorin e saj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPOZON GJOKSIN EDHE TË PASMET/ Soni Malaj çmend ndjekësit me këto foto (FOTO)
Previous article DUAN TITULLIN/ Trajneri Spalletti humb durimin, dy lojtarë të Interit rrezikojnë

k.autor

Postime të ngjashme

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT