• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kriza e emigrantëve përplas Francën me Italinë, “Presidenti arrogant”…
Home
Europë

Kriza e emigrantëve përplas Francën me Italinë, “Presidenti arrogant”…

24 June, 2018 Ina.Autor Botë, Europë, Nderkombetare

Mes Francës dhe Italisë janë rikthyer replikat mbi çështjen e emigracionit, të cilat u duk se u shuan pak ditë më parë, kur Kryeministri i ri italian Giuseppe Conte vizitoi Parisin. Të shtunën, Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërcënuar Italinë dhe vende të tjera të BE se do të përballen me sanksione financiare nëse refuzojnë të presin emigrantët.

Macron ka deklaruar se, sipas rregullave ndërkombëtare, refugjatët që nisen me varka për të arritur Europën duhet të zbarkojnë në portin më të afërt, që gjeografikisht i bie të jetë në Itali. Sipas shefit të pallatit Elize, Italia nuk po përjeton një krizë migratore sikurse pretendon qeveria e saj, por një krizë politike, që është shkaktuar nga liderët ekstremistë që luajnë me frikën e njerëzve.

Duke reaguar ndaj paralajmërimit, zv/Kryeministri i Italisë Matteo Salvini e ka quajtur “arrogante” sjelljen e Macron dhe e ka ftuar atë që bujarinë ta tregojë duke hapur portet e Francës. Salvini ka deklaruar se në 4 vjet Italia ka regjistruar 650 mijë zbarkime, 430 mijë kërkesa për azil dhe 170 mijë refugjatë të strehuar në hotele, kazerma e apartamente, me një kosto prej 5 miliardë Euro.

“Nëse për Presidentin arrogant ky nuk është një problem, atëherë le të heqë dorë nga fyerjet dhe ta tregojë bujarinë me fakte, duke hapur portet e Francës”, ka thënë Salvini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ka SHPRESË tek Partizani/ Sulmuesi Ekuban mund të rikthehet në Superligë
Previous article Ministri Gjiknuri: Në Shtator fillon ndërtimi i rrugës Thumanë – Kashar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT