Pas vendimit për të mbyllur portet për të gjitha organizatat humanitare, pas hetimit të anijes në Maltë “Lifeline Misionin” dhe arrestimin e kapitenit të anijes, një tjetër ekuipazh kërkon leje për lundrim.
Sipas asaj që OJQ-ja shpall në profilin e saj në “Twitter”, është “Sea Watch”, një OJQ gjermane.
Në postimin që ka bërë “Sea watch” thuhet: Në pritje për të lënë portin, mësojmë se anija është ndaluar. Autoriteti Portual nuk jep arsye teknike dhe ligjore. “Anija jonë ka një regjistrim të rregullt dhe ka të drejtën për të valëvitur flamurin holandez dhe ne do të jemi ekipi më i mirëpajisur dhe i trajnuar në fushën e operacioneve të shpëtimit. Deri më tani nuk ka baza ligjore për të justifikuar ndalimin e anijes tonë, ne presim që autoritetet të na lejojnë të lundrojmë menjëherë . Ky është një kufizim i qëllimshëm i lirisë sonë.



