• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRANTËVE/ Meksika bën thirrje për bashkimin e fëmijëve me prindërit
Home
Nderkombetare

KRIZA E EMIGRANTËVE/ Meksika bën thirrje për bashkimin e fëmijëve me prindërit

14 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kryesoi një delegacion të lartë në Meksik, në një kohë kur ajo ndodhet në tranzicion pas zgjedhjeve. Uashingtoni dhe Meksiko duan t’i riparojnë marrëdhëniet e tensionura, si rezultat i problemit të migracionit, sigurisë dhe tregtisë. Kriza më e fundit në kufi, lidhur me fëmijët migrantë të ndarë nga prindërit, zuri një vend të rëndësishëm gjatë bisedimeve mes të dy palëve:

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo bëri vizitën e parë në Meksikë që kur mori këtë post, duke thënë se ishte përparësi për të takimi i menjëhershëm me presidentin e sapozgjedhur Andres Manuel Lopez Obrador. Zoti Pompeo u takua me udhëheqësin e së majtës, me presidentin në largim Enrique Nieto si dhe Ministrin e Jashtëm Luis Videgatay. Situata në kufirin 3200 kilometra mes dy vendeve ishte një temë kryesore e bisedimeve të premten.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të arrijnë një përparim që garanton sigurinë në të dy anët e kufirit. Duhet të kemi përmirësime në këtë fushë, për të mbrojtur më mirë sovranitetin tonë kombëtar, si dhe sigurinë e komuniteteve lokale.”

Kryediplomati meksikan Luis Videgaray tha se çështja e fëmijëve migrantë nga Amerika Qendrore të ndarë nga prindërit në kufirin amerikan përbën shqetësim të madh.

“Presidenti në largim foli me Sekretarin Pompeo dhe delegacionin e tij rreth shqetësimit të madh që kemi në Meksikë për fëmijët e ndarë nga prindërit në kufi. Presidenti [Enrique Peña-Nieto] i kërkoi Sekretarit Pompeo, Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Nielsen dhe gjithë delegacionit që të bëjnë gjithçka të mundshme për të bashkuar sa më shpejt familjet.”

Analistët thonë se do të duhet bashkëpunim për të frenuar prurjet e njerëzve nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi. Jason Marczak është me Këshillin e Atlantikut.

“Është në interesin e të dy vendeve që të ndalojnë rrjedhën e migrantëve. Kjo kërkon bashkëpunim edhe me vendet e Amerikës Qëndrore për të zbutur faktorët nxitës që po shtyjnë njerëzit të largohen.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasardhësi i Gavazajt/ Skënderbeu pret mesfushori e talentuar Vlonjat
Previous article “Pse sillem si e virgjër?”/ Roza Lati ka një mesazh për të gjithë ata që e... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë Botë

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë Botë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT