Europa po përballet me një fluks gjithnjë e në rritje me emigrantë që vijne nga Lindja.
Kriza e emigrantëve po trajtohet si një prej problemeve më të mëdha që po has BE.
Mediat italiane shkruajnë sot se Europa është duke luajtur lojën e vjetër të “shkarkimit të refugjatëve” në vende të tjera.
“Blitzquotidiano” shkruan sot, se loja e Europës është bërë e qartë dhe drejtuesit e BE-së janë duke kërkuar vende ku të shkarkohen këta emigrantë.
Emrat më të përmendur janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas “Blitzquotidiano”, BE do të shkarkojë refugjatët në Shqipëri, në këmbim të një ndihme monetare dhe premtimin se një ditë vendi mund të bëhet pjesë e BE-së.
Shkarkimi i refugjatëve në Shqipëri, sipas mediave italiane nuk shikohet si zgjidhje.
Sipas tyre, Shqipëria nuk ka kapacitete për ti mbajtur dhe ruajtur.Shqipëria dhe Mali i Zi do të ishin zgjidhja pasi vendet e tjera duket sikur i kanë mbyllur dyert.
AlpeNews.al