• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kriza e emigrantëve/ Grupi i Vishegradit refuzon takimin për migracionin
Home
Europë

Kriza e emigrantëve/ Grupi i Vishegradit refuzon takimin për migracionin

22 June, 2018 Ina.Autor Botë, Europë, Nderkombetare

Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia e vlerësojnë takimin e planifkikuar vetëm si aksion ndihme në favor të Merkelit. Ato refuzojnë të marrin pjesë në takim.

Kryetarët e qeverive të Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë e vlerësojnë takimin e planifikuar vetëm si aksion ndihme në favor të kancelares gjermane, Merkel. Edhe kryeministri i Italisë ka problemet e tij me takimin.

Shtetet e të ashtuquajturit Grup i Vishegradit kanë protestuar me forcë kundër takimit të lartë të BE për politikën e refugjatëve, të planifikuar të mbahet ditën e diel. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e quan takimin si “të papranueshëm”. “Ne nuk do të marrim pjesë në të, sepse ne nuk duam të merremi sërish me një propozim që e kemi refuzuar një herë”, tha kryeministri polak pas një takimi të mbajtur në Budapest me kolegët e tij nga Çekia, Sllovakia dhe Hungaria. Në të mori pjesë shkurt edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Orban: “mos bini në panik mbarë evropian”

Kryeminstri hungarez Viktor Orban tha se takimi i inicuar nga Gjermania është në kundërshtim me zakonet e BE. Formati i duhur është takimi i nivelit të lartë të BE që pritet të mbahet javën e ardhshme. “Ne e kuptojmë që ka vende që kanë probleme të politikës së brendshme, por kjo nuk duhet të shkaktojë panik mbarë evropian”, shtoi Orban. Orban nënkuptonte me këtë konfliktin e kancelares Angela Merkel, me ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer. Sipas mendimit të tij, ky konflikt ka bërë që të thirret një takim i nivelit të lartë në çështjet e azilit nga aleati i Merkelit, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Seehofer i ka dhënë Merkelit afat deri në fillim të korrikut për të gjetur një zgjidhje për çështjen e refugjatëve në nivel të BE. Përndryshe ai do japë udhëzime që të gjithë refugjatët e regjistruar një herë në një vend të Bashkimit Evropian duhet të dëbohen nga kufiri gjerman. Kurse Merkel këmbëngul që të gjendet një mënyrë të që aprovohet nga Bashkimi Evropian.

Shtetet e Vishegradit janë kundër rishpërndarjes së refugjatëve

Orban theksoi mbas takimit të vendeve të Vishegradit, se kontrolli i kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian duhet të forcohet. Po ashtu refugjatët  duhet të presin jashtë kufijve të Bashkimit Evropian përgjigje për kërkesat e tyre të azilit. Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia ndjekin një linjë të ashpër në politikën e refugjatëve dhe refuzojnë vënien në jetë të kuotave të shpërndarjes së refugjatëve brenda BE.

Në një minitakim që pritet të të zhvillohet në Bruksel, do të marrin pjesë kryetarët e qeverive të Gjermanisë, Francës, Italisë, Greqisë, Maltës dhe Spanjës. Këto vende janë shumë të prekur nga lëvizjet e refugjatëve.

Italia kritikon se nuk është ftuar të marrë pjesë në parapërgatitjen e këtij mini- takimi për migracionin nga partnerët e BE. Kryeministri Giuseppe Conte, shkruante në facebook se ai nuk do të marrë pjesë në takim nëse në të nuk do ketë një deklaratë përfundimtare me shkrim. Këtë ai ia ka thënë edhe kancelares Merkel në telefon: Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert e konfirmoi këtë bisedë telefonike. Për përmbajtjen e bisedës ai nuk dha hollësi.

Conte: Edhe Merkel kundër deklaratës përfundimtare

Sipas Conte-s, Merkeli po ashtu ka thënë se projekti për një deklaratë nga takimi, që u bë hapur ditën e mërkurë, “është vendosur mënjanë”. Për çështjet e diskutuara ditën e diel në Bruksel, duhet biseduar më tej në takimin e nivelit të lartë që zhvillohet në fund të qershorit. “Takimi nuk do të mbyllet me një tekst të shkruar”, por me një vështrim mbi çështjet e diskutuara, tha Conte më tej.

Qeveria e Italisë ka kundërshtuar edhe përmbajtjen e projektit të deklaratës së përbashkët. Kryesisht diskutimet për marrëveshjen e ripranimit të refugjatëve shihen me sy kritik nga Italian. Italia shpreson t’i shpëtojë rregullave të Dublinit dhe të marrë një përgjigje evropiane për çështjen që refugjatët e anijeve të shpëtuara dërgohen kryesisht në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTIM TOTAL/ Zbuloni statistikat shokuese të Messit ndaj Kroacisë...
Previous article "Messi nuk bëri gol", vogëlushi nga Kosova shpërthen në lot...(VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT