• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRANTËVE/ Gjermani, arrihet konsensusi për paketën e azilit
Home
Europë

KRIZA E EMIGRANTËVE/ Gjermani, arrihet konsensusi për paketën e azilit

6 July, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Pas javësh të tëra lufte për pushtet mes CDU/CSU dhe mosmarrëveshjeve të brendshme, Unioni Kristiandemokrat, ai Kristiansocial dhe SPD-ja ranë dakord për një paketë kundër emigracionit të paligjshëm, për ashpërsimin e politikës së azilit dhe masa më të forta ndaj emigranteve ilegalë në kufirin gjermano-austriak.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer u shpreh shumë i kënaqur me kompromisin.

“Kjo është gjithçka, nga A në Z, siç e dua unë si ministër përgjegjës”, u shpreh politikani i CSU-së.

Kryetarja socialdemokrate, Andrea Nahles, dhe nënkancelari Olaf Scholz u shprehën gjithashtu dakord që procedurat e azilit të përshpejtohen.

Përveç kësaj, kabineti do të miratojë brenda këtij viti një ligj për emigracionin. Kjo e fundit ishte kërkesë qendrore e socialdemokratëve. Në këmbim të miratimit të paketës kundër emigracionit të paligjshëm, SPD-ja kishte kërkuar përgatitjen sa më të shpejtë të një ligji për emigrimin, i cili të plotësojë nevojat e Gjermanisë me fuqi punëtore të specializuar.

Këto të ashtuquajtura “qendra transferimi” do të jenë pjesë e stacioneve ekzistuese policore.

“Nuk do të ketë tela me gjemba ose gjëra të ngjashme”, tha shefi i CSU-së. “Çdo ditë, në to mund të mbahen dy deri në 5 refugjatë që vijnë ilegalisht. Pas 48 orësh ata do të lihen përsëri në ‘liri të plotë’, thjesht nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani. Nuk është fjala për ‘kampe masive’”, sqaroi Seehofer.

Me sa duket pra, kompromisi i azilit mund të prekë në fund të fundit shumë më pak azilkërkues nga sa ishte planifikuar fillimisht, kur u tha se të prekur do të jenë të gjithë emigrantët që kapen në kufi dhe që u janë marrë diku tjetër më parë shenjat e gishtërinjve dhe janë regjistruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTRATA/ Ronaldo do përfitojë tek Juventusi më shumë se 5 lojtarët me të paguar
Previous article Paparaci në Kuvend, ja prapaskenat që s’u panë: Nga “blindimi” i godinës, tek “chati” i LSI (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT