Ish-Kryeministri Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” ka drejtuar një letër të hapur mbi situatën e lëvijeve migratore që po pëson Europa.
“Këshilli Europian i mbledhur në Bruksel pritet të dikutojë lidhur më një nga problemet më të mëdha që ka Europa sot, kriza e emigrantëve.
Në këtë çështje vërtet që luhet fati i Europës, të paktën i Europës që ne njohim, asaj që themeluan “Etërit Themelues”.
Nuk ka dyshime se fati i Europës është i lidhur ngushtë më ato ëndrra, një dëshirë për prosperitet të bazuar mbi vlera të përbashkëta.
Kjo Europë ka ziguruar 70 vite paqe, dhe nuk është pak, të mendosh që në ato kufij ku njerëzit kalojnë sot lirshem pak dekada më parë derdhej gjak.
Ngajrje që n’a kujtojë orë të tmerrshme të luftës. Në këto ditë edhe në javët e ardhshme do të kuptojmë nëse ka ende shpresë për idenë tonë të Evropës, apo Europa e egoizmit ndëkombëtar, burokracisë, rregullat e shkruara në inters kanë prevaluar mbi idealet. Nëse është kështu mund të them se ndërtimi i Europës nuk ka të ardhme.
Aftësia e Evropës për të dhënë një përgjigje të bashkuar dhe mbështetëse ndaj një drame epokale si migrimi do të përcaktojë të ardhmen e ëndrrës europiane”.