• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KRIZA E ÇMIMEVE/ Sejko: Situata në monitorim, mund të ketë ndërlikime
Home
Ekonomi

KRIZA E ÇMIMEVE/ Sejko: Situata në monitorim, mund të ketë ndërlikime

30 March, 2023 F.autor Ekonomi

Gjatë një leksioni të mbajtur në Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të Londrës, Guvernatori Gent Sejko diskutoi mbi sfidat ekonomike dhe financiare me të cilat përballen ekonomitë e vogla të hapura të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti Shqipëria në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Për sa i përket Shqipërisë, Guvernatori theksoi se njësoj si vendet e rajonit, edhe vendi ynë është prekur nga kriza e çmimeve.

“Ne jemi përballur me goditje të importuara nga BE-ja dhe si një përgjigje efektive kemi kombinuar instrumentet e politikës monetare, masat makroprudenciale dhe reformat e sektorit financiar. Efektiviteti i politikave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë u rrit nga fleksibiliteti dhe fuqia relativisht e mirë e ekonomisë shqiptare. Pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë mbetet e kujdesshme dhe gjithmonë në monitorim të vazhdueshëm të ndërlikimeve të mundshme negative të situatës dhe sfidave më të cilat përballet ekonomia shqiptare”, tha Gent Sejko.

Në përfundim, Guvernatori theksoi se axhenda e politikave strukturore është thelbësore për përmirësimin e ekonomive të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’i afruar ato me shtetet anëtare të BE-së dhe për të siguruar që të jemi partnerë të barabartë dhe të merituar kur të vijë koha për t’u bashkuar.

“Nëse autoritetet e vendeve të rajonit tonë vazhdojnë zbatimin e reformave strukturore, rritja potenciale do të rritet, ritmi i rritjes ekonomike do të jetë më i lartë dhe konvergjenca do të jetë më e shpejtë”, shtoi më tej Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ U shtrua në spital pas problemeve me rrugët e frymëmarrjes, ja gjendja e Papa Françeskut
Previous article DEL FOTO/ Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla

F.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT