• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E ÇMIMEVE/ Inflacioni në Greqi arrin në 12% gjatë muajit qershor, norma më e lartë në 29 vitet e fundit
Home
Rajon

KRIZA E ÇMIMEVE/ Inflacioni në Greqi arrin në 12% gjatë muajit qershor, norma më e lartë në 29 vitet e fundit

1 July, 2022 s.autor Rajon

Inflacioni në Greqi ka arritur në 12% gjatë muajit qershor nga 10.5% që ishte një muaj më parë. Ndërkohë në prill, inflacioni ishte në 9.1%.

rritjaecmimevekarburantetnafta

Këto janë të dhënat e publikuara nga Eurostat. Kjo është shifra më e lartë e shënuar në 29 vitet e fundit në Greqi.

Hera e fundit që çmimet u rritën me ritme kaq të shpejta ishte në dhjetor 1993. Autoriteti statistikor grek ELSTAT pritet të shpallë indeksin kombëtar të çmimeve më 8 korrik.

Inflacioni në eurozonë ishte 8.6 për qind në qershor nga 8.1 për qind në maj, sipas të dhënave të Eurostat.

Kostot e energjisë nxisin inflacionin në vendet e Eurozonës

Norma më e lartë e inflacionit është regjistruar në vendet baltike me Estoninë me 22 për qind, Lituaninë me 20.5 për qind dhe Letoninë me 19 për qind. Malta dhe Franca janë dy vendet e Eurozonës me inflacionin më të ulët. (6.1 dhe 6.5, respektivisht).

Duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit të Eurozonës, energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në qershor (41.9 për qind krahasuar me 39.1 për qind në maj), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (8.9 për qind krahasuar me 7.5 për qind në maj).

Të enjten, Banka e Greqisë në raportin e saj mbi politikën monetare rishikoi parashikimin e saj për rritjen në 3.2 për qind (1.8 për qind në skenarin e kundërt) dhe pret që inflacioni për të gjithë vitin 2022 të qëndrojë në 7.6 për qind.

inflacionigreqi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Putin: Presioni Perëndimor po përshpejton procesin e bashkimit të Rusisë dhe Bjellorusisë
Previous article "PRISHTINA PO PLANIFIKON..."/ Vuçiç reagon në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për targat: Synojnë të dëbojnë serbët nga Veriu

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT