• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA/ “Dorëzohet” Maduro, Venezuela pranon ndihmat e para humanitare
Home
Nderkombetare

KRIZA/ “Dorëzohet” Maduro, Venezuela pranon ndihmat e para humanitare

17 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Vullnetarët e Kryqit të Kuq shpërndanë të martën pakot e para me ndihma humanitare për popullin e Venezuelës. Presidenti, Nicolás Maduro, më herët kishte thënë se vendi i tij nuk do të pranonte lëmoshë, por kërkoi që çështja të mos politizohet. Venezuela prej vitesh përballet me një krizë humanitare e cila detyron çdo ditë rreth 5,500 veta që ta braktisin vendin e tyre duke emigruar në shtetet fqinje.

Venezuela priti të martën dërgesën e parë me ndihma humanitare nga Kryqi i Kuq.

24 tonë medikamente, pajisje të thjeshta spitalore dhe gjeneratorë elektrikë nisën t’u shpërndahen qendrave vendore të shëndetit, të cilat prej javësh po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Ato vijnë pas një takimi që presidenti venezuelian, Nicolás Maduro, dhe ai i Kryqit të Kuq patën javën e kaluar.

Të dyja palët kërkuan që çështja e ndihmave të mos politizohet.

Ndërkaq kreu i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur, Huan Gaido, e konsideroi mbërritjen e ndihmave humanitare një fitore për venezuelianët, por një disfatë personale për kreun socialist të shtetit, Maduron.

Ky i fundit prej vitesh i kishte refuzuar ndihmat e vendeve të tjera me arsyetimin se vendi i tij nuk gjendej përpara një krize humanitare dhe nuk kërkonte lëmoshë.

Kushtet e vështira ekonomike dhe sociale kanë ndërlikuar jetën e qytetarëve venezuelianë, ndërsa mbi 5,500 prej tyre raportohet se e braktisin vendin çdo ditë.

Disa prej shtresave më të varfra janë detyruar të rrëmojnë për ushqime, objekte metalike, plastikë dhe kartona në qendrat komunale të depozitimit, për t’i shitur dhe për të siguruar jetesën.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, mendohet se një e katërta e popullatës së Venezuelës ka mungesë themelore në ushqime dhe shërbime, dhe situata vetëm pritet të përkeqësohet nëse merret për bazë një vlerësim i FMN-së se ekonomia e vendit do të ngadalësohet me plot 25 për qind në muajt në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR NATYRA "MAGJEPS" QYTETIN/ Pamje fantastike nga një paradite pranverore në Elbasan
Previous article FLOR MUMAJESI NUK JA VAR/ Shihni çi punon Fifi në mes të natës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT