• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA DHE RRITJA E ÇMIMEVE/ Panik për rezervat shtetërore në Kosovë
Home
Rajon

KRIZA DHE RRITJA E ÇMIMEVE/ Panik për rezervat shtetërore në Kosovë

2 April, 2022 s.autor Rajon

Lufta në Ukrainë dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit shkaktuan panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ku në javët e fundit u rrit kërkesa për blerje të miellit, vajit, karburanteve e shumë produkteve të tjera.

Situata shkaktoi panik dhe debatin se a ka Kosova rezerva të mjaftueshme.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, u bënë thirrje qytetarëve të mos krijojnë stoqe të produkteve në shtëpi.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vitin e kaluar, por edhe këtë vit, ka thënë se shteti ka blerë naftë, miell, produkte ushqimore dhe higjienike, duke mos specifikuar ndonjë periudhë kohore, për të cilën ato do të mjaftonin.

Edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Kosova është e furnizuar mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme. Për t’i shtuar rezervat, Qeveria e Kosovës ndau 10 milionë shtesë më 23 shkurt.

Që nga viti 2012, Kosova ka filluar grumbullimin e rezerva shtetërore, të cilat mund të shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore dhe krizave të tjera.

Rezervat konsiderohen sekret shtetëror

Sasia e saktë, lloji i produktit dhe vendndodhja e mallrave që janë në kuadër të rezervave shtetërore nuk dihen. Qeveria i konsideron sekret dhe nuk flet për rezervat. Ato konsiderohen edhe si ‘sekret shtetëror’ sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore.

Rezervat menaxhohen nga Departamenti i Rezervave Shtetërore, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë pranuar të flasin kurrë për sasinë e as organizimin e rezervave shtetërore, me arsyetimin se ato konsiderohen sekret.

Kërkesa për grurë për frymë në Kosovë është rreth 200 kilogramë, ose në total, rreth 400 mijë tonë grurë në vit. Në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se sasia e grurit në dispozicion mbulon nevojat për më së shumti tre muaj.

“Në Kosovë duhet të jenë diku edhe 40 mijë deri në 50 mijë tonë grurë duke mos marrë parasysh rezervat e fermerëve që janë nëpër shtëpitë e tyre. Mendoj se ka sasi të madhe te fermerët, sepse po e shohim kohëve të fundit se është rritur kërkesa për shitje të grurit nga fermerët, sepse ka çmim të leverdishëm dhe ata janë të interesuar ta shesin”.

Shaban Halimi, një nga themeluesit e rezervave shtetërore të Kosovës, në një deklaratë për media, ka thënë se vendimi për të krijuar rezervat shtetërore të Kosovës, është marrë pas rrëshqitjes së një orteku bore në fshatin Restelicë në Komunën e Dragashit. Në këtë tragjedi humbën jetën dhjetë persona.

Ai thotë se në rast të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme natyrore, apo agresioni ushtarak, Kosovës i mbarojnë rezervat shtetërore për një periudhë prej dhjetë ditësh.

“Qeveria duhet të reflektojë dhe të kuptojë rolin dhe rëndësinë e rezervave shtetërore që mund të kenë ato në rast të agresionit, fatkeqësive natyrore e mos dhëntë Zoti, edhe në rast të ndonjë lufte. Qeveria duhet ta rrisë sasinë e miellit si produkt kryesor.

Të ketë miell për periudhë sa më të gjatë. Pastaj naftën, sepse nafta paralizon jetën në përgjithësi, e më tej vijnë produktet e tjera ushqimore të gatshme, siç janë pastat, kripa, sheqeri, vaji e të tjera, mjetet higjienike, por assesi nuk duhet përjashtuar ujin, sepse është produkt kryesor për jetën”./ Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET SATELITORE/ Ishte fitorja e parë e luftës, forcat ruse largohen nga aeroporti Antonov
Previous article BETEJA MES RUSISË DHE UKRAINËS/ Çfarë po ndodh në vijën e parë të luftës

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT