• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKU I AMAZON/ Senatori amerikan Bernie Sanders përshëndet rritjen e pagave
Home
Nderkombetare

KRITIKU I AMAZON/ Senatori amerikan Bernie Sanders përshëndet rritjen e pagave

2 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Senatori demokratik i Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders dhe kritiku i zëshëm i kompanisë Amazon, ka përshëndetuar hapin e kësaj ndërmarrjeje për të rritur pagat minimale në 15 dollarë për orë.

Ai ka thënë se edhe kompanitë tjera duhet të ndjekin këtë shembull.
“Nuk është sekret se unë kam qenë kritik i ashpër i pagave dhe praktikave të punësimit në Amazon dhe i pronarit të kompanisë, Jeff Bezos”, ka thënë Sanders në një email dërguar agjencisë së lajmeve, Reuters.

“Sot dua të lavdëroj për diçka që duhet. Korporatat tjera profitabile siç janë, ato të ushqimit, ato ajrore apo kompanitë tjera zinxhirore nuk kanë asnjë arsye pse të mos ndjekin këtë shembull”, është shprehur ai.

Nga kjo rritje pritet të përfitojnë më shumë se 250,000 punëtorë të Amazonit në Shtetet e Bashkuara, si dhe 100,000 punëtorë sezonalë, të cilët do të punësohen përkohësisht në periudhë festash.

“Ne kemi dëgjuar kritikët tanë, kemi menduar shumë se çfarë dëshirojmë të bëjmë dhe kemi vendosur të udhëheqim”, ka thënë Bezos në një deklaratë.

“Ne jemi të lumtur për këtë ndryshim dhe inkurajojmë konkurentët tanë të na bashkohen”, ka thënë ai, raporton rel.

Amazon, e listuar si kompania e dytë në botë pas Apple që ka kaluar shifrën e 1 trilion dollarëve në biznes, ka paguar punëtorët e saj në një mesatare prej 34,123 vitin e kaluar.

Bezos ndërkaq, sipas Forbes, është listuar personi më i pasur në botë, duke konsideruar se ka pasuri në vlerë të 150 miliardë dollarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË FIER/ Gjendet DROGË në dushet e burgut. Dyshohet se kishte...
Previous article EUROBONDI/ PD i përgjigjet Ramës: Po merr borxh për të shlyer borxhin që more për luks

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT