Hoze Murinjo ka mbrojtur përsëri sulmuesin e tij, pas disa kritikave që Lukaku ka marrë në këto ndeshjet e fundit. Lukaku bëri një nisje shumë të mirë me Mançesterin, pasi u ble për 75 milionë euro nga Evertoni, por këto pesë ndeshjet e fundit, belgu nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës, dhe kritikat britanike kanë vërshuar menjëherë.
Para ndeshjes me Benfikën në Ligën e Kampioneve, portugezi u shpreh: “Romelu Lukaku është i paprekshëm në skuadrën time, dhe duhet të mbështetet edhe nga tifozët. Ai po luan shumë mirë për ne. Tifozët mund të shprehen si të duan, por puna ime është të mbroj lojtarët e mi. “