Aktorja Kristen Stewart është zgjedhur për të luajtur rolin e Princeshës Diana në filmin e ri të titulluar “Spencer”.
Filmi i vendosur në vitet ’90, kur Princesha Diana zbuloi se martesa e saj me Princin Charles nuk po funksiononte, është me regji të Pablo Larraín.
Megjithatë zgjedhja e Kristen Stewart për rolin kryesor nuk ka kaluar pa kritika për shkak se aktorja e njohur nuk ka ngjashmëri me Princeshën e ndjerë Diana.
Aktoret Sophie Turner, Kirsten Dunst janë sugjeruar si më të përshtatshme për rolin për shkak se si nga ngjyra e syve, gjatësia dhe tipare të tjera kanë ngjashmëri më të madhe me Dianën. Edhe Scarlett Johansson do të ishte një zgjedhje e mirë pasi është po aq magjepsëse sa ishte edhe Diana.