• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKA NDAJ TRUMP/ Musk: I zhgënjyer nga projektligji për taksat dhe shpenzimet
Home
Nderkombetare

KRITIKA NDAJ TRUMP/ Musk: I zhgënjyer nga projektligji për taksat dhe shpenzimet

28 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Elon Musk ka kritikuar një nga politikat të aleatit të tij të ngushtë, Presidentit amerikan Donald Trump.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi me një diferencë të ngushtë atë që Trump e quan projektligji i tij “i madh dhe i bukur”, i cili përfshin lehtësime tatimore prej disa trilionë dollarësh dhe një premtim për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Tani projektligji do të shkojë në Senat.

Gjiganti i teknologjisë, Musk, i tha në një intervistë me CBS Sunday Morning, se ishte “i zhgënjyer” nga plani, të cilin e ndjeu se “minon” punën që ai bëri për presidentin për uljen e shpenzimeve

Musk u regjistrua si ‘cari i Trumpit’ që synonte uljen e kostove duke i dhënë fund fondeve për ndihmën e jashtme të SHBA-së, ndër të tjera projekte përpara se të njoftonte se do të tërhiqej.

“Sinqerisht, u zhgënjeva kur pashë faturën masive të shpenzimeve,” tha Musk ndërsa argumentoi se plani i Trump “rrit deficitin buxhetor, jo vetëm e zvogëlon atë”.

Mendohet se legjislacioni mund ta rrisë deficitin ose diferencën midis asaj që shpenzon qeveria amerikane dhe të ardhurave që ajo merr me rreth 600 miliardë dollarë në vitin e ardhshëm fiskal.

Për më tepër, projektligji “minon punën që po bën ekipi Doge”, tha Musk, duke përdorur akronimin e organit këshillimor për uljen e kostove, Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.

Duke iu referuar nofkës së Trump për projektligjin, Musk tha se “Mendoj se një projektligj mund të jetë i madh ose i bukur. Nuk e di nëse mund të jenë të dyja.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR AKSIDENT NË GALERI/ U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në Bulqizë
Previous article ALARMOHET 49-VJEÇARI NË TIRANË: Gruaja u largua nga shtëpia…

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT