• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRISTALIZOHET POLI I TRETË POLITIK/ Meta dhe Sali Berisha drejt daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale
Home
Politikë

KRISTALIZOHET POLI I TRETË POLITIK/ Meta dhe Sali Berisha drejt daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale

19 January, 2022 Delo.autor Breaking News, Politikë

Distancimi i Lulzim Bashës nga Sali Berisha dhe përjashtimi i këtij të fundit nga Partia Demokratike, me kërkesë të amerikanëve, po pasjellë kristalizimin e një poli të ri në politikën shqiptare, duke e çuar në tre grupet kryesore politike. Poli i tretë që po konsolidohet dita-ditës përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të bashkuar në një front që në vitin 2018, kundër reformës në drejtësi dhe rolit të Perëndimit në Shqipëri.

Goditja e Sali Berishës nga SHBA në 19 maj 2021, lufta e tij e egër me Lulzim Bashën, shkërmoqja e LSI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, shkarkimi i Metës nga Kuvendi, mundësia e shkarkimit edhe nga Gjykata Kushtetuese si dhe disa sinjale për një goditje të Metës nga Uashingtoni, kanë afruar më tej Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët po bashkojnë forcat për ekzistencën e tyre politike.

Ilir Meta i doli në mbrojtje Sali Berishës kur ky i fundit u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2021, ndërsa sulmoi ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe Soros, të cilët Berisha i ka kthyer në një alibi për të justifikuar klasifikimin e në listën e zezë. Prej tre vitesh, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë koordinuar luftën kundër reformës në drejtësi, akuzat ndaj SPAK, ndaj organeve të Vetingut, luftën për të shkarkuar Ardian Dvoranin, betejën për të emëruar anëtaret e tyre në Gjykatën Kushtetuese, mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar si të korruptuar etj.

Në 14 janar 2021, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, duke u pozicionuar në luftën brenda PD-së. Ashtu siç edhe pritej, Meta u pozicionua në krah të Berishës, ndërsa sulmoi Lulzim Bashën. Tashmë pozicioni dhe rreshtimi i palëve është i qartë. Testi i parë për të tre polet politike; për mazhorancën, PD-në zyrtare me Lulzim Bashën dhe binomin Berisha-Meta, pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale.

Presidenti Ilir Meta pritet të shpallë datën 27 shkurt ose 6 mars për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Po a do të dalin Sali Berisha dhe Ilir Meta me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale? Përgjigja mund reflektohet deri diku tek disa deklarata të ditëve të fundit të përfaqësuesve politikë pranë Berishës dhe Metës.

Së pari, Sali Berisha pritet të dalë me kandidatë paralelë me PD-në zyrtare në të 6 bashkitë ku do të shpallen zgjedhjet e pjesshme lokale. Në kushtet kur KQZ-ja njeh vetëm Partinë Demokratike zyrtare, Berisha mund të dalë me kandidatë të pavarur, mund të krijojë një parti të re politike ose mund të garojë përfaqësuesit e tij në emrin e LSI-së.

“Grupi i Rithemelimit është duke rikonsideruar që në momentin e parë kur do të mbahen zgjedhje ne do të dalim me kandidatë në të gjitha bashkitë. Puna sapo ka nisur, është në fazën përgatitore. Ka një statut PD është përcaktuar mënyra se si do të përcaktohet me kandidatët. Do të vendosim sipas statutit dhe si do të veprohet me kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore. Në të 6 bashkitë, PD do të ketë përfaqësuesit e saj. Ne nuk njohim asnjë dokument e paçavure, të pengut e të shoqatës Alkatrazit”, ka pohuar Flamur Noka, përfaqësues i grupit të Berishës.

Ndërkaq, Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën Meta ia ka lënë në administrim bashkëshortes Monika Kryemadhi, ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PD-në zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha. Në të njëjtën kohë, LSI-ja nuk e ka përjashtuar një marrëveshje me Sali Berishën dhe grupin e tij për zgjedhjet lokale. Mesazhi i artikulua sot nga ish deputetja LSI-së, Silva Çaka.

Nga ana tjetër, një koalicion mes PS dhe LSI-së duket i pamundur. Nisur nga rezultati dramatik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, LSI, nëse hyn e vetme në zgjedhjet, rrezikon të mos marrë asnjë nga 6 bashkitë. Por, Sali Berisha, mund të mos marrë asnjë bashki, pasi përballë do të ketë PD-në zyrtare dhe PS-së. Të gjitha këto rrethana politike dhe mesazhet e ditëve të fundit sinjalizojnë zyrtarizimin e aleancës Berisha-Meta, për të dalë me kandidatë të përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË TIRANË/ Basha: PD nuk do mbetet peng i Berishës, ta harrojë se mund të imponohet me dhunë
Previous article AKSIDENT TRAGJIK GJATË SKIJIMIT/ Humb jetën në moshën 37-vjeçare aktori i njohur francez, imazhi i Channel

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT