• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Krisje me PD-në e Bashës? Petrit Vasili shuan “dyshimet”: Ja pse nuk shkojmë më në “selinë blu”
Home
Shqipëri

Krisje me PD-në e Bashës? Petrit Vasili shuan “dyshimet”: Ja pse nuk shkojmë më në “selinë blu”

7 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Prej disa ditësh Petrit Vasili nuk është parë të ngjisë shkallët e Partisë Demokratike me Monika Kryemadhin.
Mungesa e takimeve dhe qëndrimi ndryshe për disa ligje në Parlament la të kuptohet në publik se diçka nuk shkonte në marrëdhëniet PD-LSI. Por, kryetari i grupit te Levizjes Socialiste per Integrim, siguron se fronti opozitar është solid dhe bashkimi i votave me ish-aleatin e vjetër socialist për vettingun në polici nuk nënkupton krisje me demokratët.

“Nuk ka asnjë lloj problemi, edhe PD ka qenë aktive dhe e interesuar për ndryshimin e ligjit të vettingut. Ne bëmë të pamundurën që përmes amendamenteve ti jepnim një integritet të lartë ligjit. Marrëdhëniet me PD funksionojnë në mënyrë normale, korrekte dhe në sinkronin politik të duhur për të gjitha çështjet madhore. Kjo është çështje e vullnetit të mirë që opozita arriti të ndryshoi ligjin, a behet nismëtare LSI apo PD kjo nuk ka rëndësi. Pasi, secila ka individualitetin e vet. Ne do të mbështesim amendamentet e PD për çështje të tjera dhe këtu nuk ka vijë ndarje, por jemi gjithë së bashku për një qellim”, sqaron Vasili.

Petrit Vasili nuk e mohon idenë e një bashkëpunim politik në të ardhmen me demokratët e Bashës, megjithëse për të është ende herët të flasësh për këtë temë. Por, një koalicion i mundshëm politik me LSI-së, nuk le indiferent aleatët historik të Bashës.
“Është ende herët për të folur për një çështje të tillë, por para se të flasim për zgjedhjet e ardhshme duhet te flasim me cilin pushtet kriminel do shkojmë në zgjedhje, duhet ti japim përgjigje të fortë kësaj, riciklimit të zgjedhjeve me pushtete kriminale dhe me kryeministra që i udhëheqin ato, pa zgjidhur këtë si problem nuk mund të flasim për të tjera”, thekson nënkryetari i LSI.

“A i druhen një bashkëpunimi të LSI me PD? LSI është e lirë të bëjë zgjedhjen e vet. Fokusi politik i së djathtë , programor po flas në këtë rast është i domosdoshëm të shikojë tek ajo ç’ka bashkon në të djathtën përpara se të bëjë bashkime mekanike, politike me subjekte te tjera. LSI ka një fokus të majtë programor. Asgjë nuk është e përjashtuar, por mendoj se në këtë rast me tepër duhet parë si e kapitalizojmë marrëdhënien brenda së djathtës për të parë pastaj të kapërcejmë gardhin në parti te tjera. Absolutisht bashkëpunimi me LSI opozitar është I domosdoshëm, por në kuadrin elektoral kjo është një çështje që vlen të diskutohet.

Aleatet e PD-së ndahen sa i takon aleancave zgjedhore, por bashkohen në rëndësinë e reformimit te kodit zgjedhor. Për ta më parë duhet ti jepet zgjidhje shitblerjes se votës, ndërsa sa i takon sistemit ia lënë diskutimi në tryezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Karikatura e ditës, Real Madridi djeg milionat e sheikut të PSG-së
Previous article Arrestimi i pronarit të ‘Kristal’/ Reagon MAS: S’kemi regjistruar diploma të falsifikuara

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT